Paralajmërimi: Ja çfarë do të ndodhë me Albin Kurtin Kryeministër!

  • 25 October 2019 - 19:17
Paralajmërimi: Ja çfarë do të ndodhë me Albin Kurtin Kryeministër!

“Albin Kurti si kryeministër i ri i Kosovës, tu jep garanci dhe mbrojtje investitorëve të huaj, por edhe atyre vendor qe investimet e tyre të bëhen në përputhje me ligjin, e jo sikur që po ndodhë me zarfa ndër tavolina duke i korruptuar pushtetarët politik ", ka thënë Grapci.

Banka Botërore publikoi raportin e saj “Doing Business 2020” (Të bërit biznes), ku Kosova dhe Shqipëria, kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

E sipas njohësit të ekonomisë, Dardan Grapci, gjendja e Kosovës do të ndryshojë me ardhjen e qeverisë së re, e cila pritet të formohet nga Vetëvendosje dhe LDK, parti këto që dolën fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Image
Dardan Grapci

"Shpresoj që Kosova ta ngrit këtë shifër për biznese viteve të ardhshme, ku besoj që Qeveria e re, cilën do të krijohet mes LVV dhe LDK-s të ndryshojnë program për investitorët e huaj, ta ngrehin zërin në Kuvend për luftimin e korrupsionit dhe haraçit, si dhe të kërkojnë nga organet e drejtësisë që këta persona që merren me haraç të dënohen sipas ligjit të Kosovës", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Grapci shtoi se kryeministri i ri i Kosovës, duhet t’i garantojë investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë.

"Kur ndodhe kjo atëherë Albin Kurti si kryeministër i ri i Kosovës tu jep garanci dhe mbrojtje investitorëve të huaj por edhe atyre vendor qe investimet e tyre të bëhen në përputhje me ligjin, e jo sikur që po ndodhë me zarfa ndër tavolina duke i korruptuar pushtetarët politik. Kosova ka nevojë për investime dhe investitor, por investitorët dëshirojnë garanci dhe liri, e jo te komandohen nga pushteti Politik i Kosovës apo Kuvendi Komunal i cilit do qytet", ka potencuar ai. 

Poashtu, sipas Grapcit qeveria e re duhet të krijojë kushte për të rinjtë, të cilët dëshirojë të hapin biznese në vendin tonë.

"Gjithashtu Qeveria e re duhet të krijoj kushte për të rinjtë të cilët dëshirojnë me hap biznes në Kosovë, e jo tu krijoj kushtet të vështira duke ju kërkuar një thes me dokumente, por duhet te lehtësohet kjo mënyrë për biznesmenët e rinj në Kosovë. Vetëm në këtë mënyrë Kosova do ia arrit qëllimit pozitiv para Bankës Botërore", ka përfunduar Graqpci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)