Numërohen 20,000 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, ky është rezultati

  • 25 October 2019 - 19:48
Numërohen 20,000 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, ky është rezultati

Janë numëruar gati 20,000 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila po prin me 29.69 për qind apo me mbi 5 mijë e 800 vota.

E dyta renditet PDK, me 20.67 për qind apo me 4088 vota, e pasuar nga LDK me 20.06 për qind apo me rreth 4 mijë vota.

E treta renditet AAK-PSD me 14.04 për qind apo 2776 vota.

Koalicioni  Nisma AKR ka 5.07 për qind të votave, apo më saktësisht 1002 vota.

(Kosova Sot Online)