Mashtronin me kartela bankare, arrestohen dy shtetas të huaj në Prizren

  • 26 October 2019 - 12:21
Mashtronin me kartela bankare, arrestohen dy shtetas të huaj në Prizren

Dy persona, shtetas të huaj janë arrestuar nga policia e Kosovës për keqpërdorim të kartelave bankare – mashtrim.

Rastin ka ndodhur dje në Prizren, dhe është konfirmuar nga policia e Kosovës.

“Është raportuar se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të  Organizuar, pas zhvillimit të hetimeve  kanë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (shtetas të huaj), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Policia thotë se, gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale  u janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, dy telefona mobil, një printer, një POS, kartë  Hart diska, tre USB memorie, kartela bankare,  njëmbëdhjetë vula në emër të bizneseve të ndryshme  dhe dokumente tjera.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)