"Harrohet" Thaçi në Samitin e Tiranës, kamerat dhe mikrofonat janë për Kurtin

  • 26 October 2019 - 13:48

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që shumë shpejtë të ulët edhe në karrigen e kryetarit të Qeverisë së Kosovës, ka marrë pjesë sot në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë.

Kurti nga atje ka bërë thirrje për paqe në rajon, ndërkohë është vërejtur një interesim jashtëzakonisht i madh i mediave shqiptare për të.

Tashmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk përbën ndonjë interesantësi për mediat atje, meqenëse ishte ndër të vetmit politikanë që udhëtonte për në Tiranë që të jepte intervista, sidomos kohët e fundit për diskutimet e shumta për korrigjimin e kufijve, ide të cilën Thaçi synonte t’a shtynte përpara.

E me gjithë këtë interesim për Kurtin, duket që Thaçi do të mbetet në hije, dhe e gjithë vëmendja e mediave shqiptare do të koncentrohet tek ai që me shumë gjasë do të jetë kreu i ri i qeverisë së Kosovës.

 

Në Samitin e Paqes së Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë, kisha nderin që të mbaj fjalën hyrëse së bashku me...

Posted by Albin Kurti on Saturday, October 26, 2019

(Kosova Sot Online)