Gjakovari rreh të dashurën, arrestohet

  • 27 October 2019 - 15:06
Gjakovari rreh të dashurën, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën janë duke bashkëjetuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po në Gjakovë,  është arrestuar një i dyshuar i cili fillimisht ka kanosur viktimën femre dhe gjatë kontrollit fizik të tij është gjetur një revole prodhim kinez me gjashtë fishekë 7.62mm. 

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)