Thaçi ia bën tag Trumpit: Lajm i mirë vrasja e al Bahghadit, detaje

  • 28 October 2019 - 10:47
Thaçi ia bën tag Trumpit: Lajm i mirë vrasja e al Bahghadit, detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Twitter për vrasjen e Abu Bakr al-Baghdadi duke thënë se lajmi për vrasjen e tij është i mirë e se bota është vend më i sigurtë.

Thaçi ka shkruar se vrasja e liderit të ISIS  është lajm i mirë nga presidenti Donald Trump, e që bota është vend më i sigurtë me vdekjen e tij.

“Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA-së në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, ka shkruar ai.
 

(Kosova Sot Online)