“Vdiq si qen, duke qarë dhe bërtitur”, si e njoftoi Trump eliminimin e liderit të ISIS-it

  • 28 October 2019 - 11:36
“Vdiq si qen, duke qarë dhe bërtitur”, si e njoftoi Trump eliminimin e liderit të ISIS-it

Donald Trump njoftoi të dielën në mëngjes se lideri i ISIS-it, Abu Bakr alBaghdadi, “vdiq si qen” si rezultat i një sulmi të forcave speciale amerikane.

“Mbrëmë, SHBA-të bënë drejtësi ndaj numrit një të terrorizmit në botë. Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur”, tha Trump nga Salla e Pritjes Diplomatike.

Presidenti mbrojti operacionin dhe vdekjen e Al-Baghdadit si “më të madh se Bin Ladeni”. Osama bin Laden, themeluesi i Al-Kaedës dhe udhëheqësi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, u vra në vitin 2011 gjatë një operacioni të marinës SEAL-s gjatë presidencës së Barack Obamës. “Ky është operacioni më i madh që ka ndodhur.

Ky ishte më i keqi ndonjëherë. Osama bin Laden ishte i madh, por Osama bin Ladeni u bë i madh me Qendrën Botërore të Tregtisë. Ky është një njeri që ndërtoi një shtet tërësi, siç dëshironte ta quante”, tha Trump, duke iu referuar krijimit të Shtetit Islamik nga Al-Baghdadi. Trump gjithashtu iu referua Al-Baghdadit dhe atyre që e ndiqnin atë si ‘humbës’ dhe përgëzoi faktin që asnjë amerikan nuk ishte humbur gjatë bastisjes.

Ai tha se një “qen i talentuar” u plagos. “Unë pashë shumë nga operacioni. Asnjë personel nuk humbi në operacion, ndërsa një numër i madh i luftëtarëve dhe shokëve të AlBaghdadit u vranë me të”, tha Trump duke, shtuar se “Ai vdiq pasi vrapoi në një tunel pa dalje, duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”. 

Presidenti shtoi se Baghdadi tërhoqi tre prej fëmijëve të tij bashkë me të. “Ata u çuan në një vdekje të sigurt. Ai arriti në fundin e tunelit, ndërsa qentë tanë e ndoqën atë. Ai ndezi jelekun e tij me eksploziv, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Trupi i tij u gjymtua nga shpërthimi. Përveç kësaj, tuneli kishte krijuar gropë.

Por testet dhanë një identifikim të menjëhershëm dhe plotësisht pozitiv. Ishte ai. Krimineli që u përpoq aq shumë për të trembur të tjerët i kaloi momentet e tij të fundit në frikë të plotë, në panik dhe frikë totale, i tmerruar nga forcat amerikane që e mbanin atë”, detajoi Presidenti. “Sinqerisht, mendoj se është diçka që duhet të nxirret, në mënyrë që ndjekësit e tij dhe të gjithë këta fëmijë, të rinj të shohin se si ai vdiq. Ai nuk vdiq një hero, ai vdiq një frikacak, duke qarë, duke pëshpëritur dhe duke bërtitur dhe duke çuar tre fëmijë drejt vdekjes me të. Vdekje e sigurt”, tha Trump.

(Kosova Sot Online)