Nis takimi mes LDK-së e VV-së

  • 28 October 2019 - 15:42
Nis takimi mes LDK-së e VV-së

(E plotësuar) - Në këto momente ka nis takimi ndërmjet grupeve punese të LDK dhe VV në selinë e LDK.

Pjesë e grupit punues nga VV janë Galuk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati, ndërsa pjesë e Grupit nga LDK janë Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Hykemete Bajrami.

Koalicioni i mundshëm paszgjedhor, mësohet se sot temë diskutimi kanë çështjen ekonomike.

Ndërsa, ambasadori amerikan, Kosnett me gjasë është takuar me Vjosa Osmani dhe Lutfi Hazirin.

Takimi mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar.

Në takim nga LDK-ja janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa nga LVV-ja janë Besnik Bislimi, Hekuran Murati dhe Glauk Konjufca.

Ky është takimi i radhës mes zyrtarëve të dy partive me synimin për të harmonizuar qëndrimet e tyre programore për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Në këtë takim pritet të diskutohet për çështje ekonomike, ndërsa kreu i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt pritet një takim edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

(Kosova Sot Online)