Një diplomat rus largohet nga Bullgaria pas akuzave për spiunim

  • 28 October 2019 - 18:29
Një diplomat rus largohet nga Bullgaria pas akuzave për spiunim

Një diplomat rus është larguar nga Bullgaria pasi prokurori i këtij shteti ka nisur një hetim rreth operacioneve të mundshme të spiunimit.

Diplomati i paidentifikuar, i cili është një nga nëntë të ashtuquajturit Sekretarët e Parë në Ambasadën e Rusisë në Sofje, dyshohet se ka mbledhur informacion të klasifikuar, bazuar në një deklaratë të Zyrës së Prokurorit në Bullgari.

Diplomati rus është takuar disa herë me zyrtarë të lartë bullgarë, duke përfshirë edhe një zyrtar që ka pasur qasje në informacion të klasifikuar rreth Bullgarisë dhe çështjeve të lidhura me Bashkimin Evropian.

Po ky diplomat është thënë të ketë pasur informacione për një shtet të huaj, bazuar në deklaratën e prokurorit.

Bullgaria është bërë vend anëtar i NATO-s në mars të vitit 2004, derisa i është bashkuar bllokut evropian më 2007.

Rëndësia e këtij shteti për NATO-n është rritur prej kur Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraiana më 2014, si dhe për shkak të mbështetjes së separatistëve pro-rusë në Donbas.

Bullgaria kufizohet me Ukrainën, Rumaninë, Rusinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë.

Perëndimit i janë rritur shqetësimet për ndikimin rus në lindje të Evropës, pas përkeqësimit të raporteve në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

(Kosova Sot Online)