Alarmi: Kjo është puna më e madhe që e pret Qeverinë e re

  • 30 October 2019 - 07:44
Alarmi: Kjo është puna më e madhe që e pret Qeverinë e re

“Qytetarët e Kosovës kurrë më mençur se në këto zgjedhje nuk kanë votuar. Ndëshkuan partitë që janë fajtorët kryesore për gjendjen e rëndë në Kosovë. Partitë që shtetin e bën pronë të tyre private. Njerëzit e këtyre partive përveç që vidhnin, silleshin me arrogancë të madhe ndaj popullit, duke menduar që zyrtarisht edhe me tapi shtetin e kanë të tyre”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të kësaj vjeshte, sipas analistëve politikë, bazuar në rezultatin që treguan, dëshmuan se më në fund edhe qytetari i Kosovës po vetëdijesohet për ndëshkim demokratik, dhe ka filluar që gradualisht të zgjohet nga gjumi dhe amullia disa vjeçare e mashtrimit dhe gënjimit nga ish partitë politike në pushtet.

Analisti politik, Faik Krasniqi konsideron se në zgjedhjet e fundit ka ndodhur një diferencim i madh në skenën politike kosovare, dhe ky diferencim është porosia më e qartë për vetëpastrimin e politikes nga strukturat e krimit të metastazuar, për t’i dhënë vendit një qeverisje të besueshme që rikthen shpresën e qytetarit, dhe jo që akoma të vazhdojnë kërkesat dhe dëshirat për braktisjen e shtetit.

Image
Faik Krasniqi

“Qytetarët e Kosovës kurrë më mençur se në këto zgjedhje nuk kanë votuar. Ndëshkuan partitë që janë fajtorët kryesore për gjendjen e rëndë në Kosovë. Partitë që shtetin e bën pronë të tyre private. Njerëzit e këtyre partive përveç që vidhnin, silleshin me arrogancë të madhe ndaj popullit, duke menduar që zyrtarisht edhe me tapi shtetin e kanë të tyre”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, sipas tij populli kësaj radhe nuk u mashtrua dhe nuk gaboi.

“Populli doli më i mençur. I ndëshkoi të gjitha këto parti. Jo vetëm partitë, por edhe shumë ish ministra dhe ish deputet. Opozita me qeverinë e re e ka rastin të dëshmohet për atë që ka premtuar, e barra kryesore i bije kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit, për kapjen e shtetit. Qeveria Kurti ka shumë punë për ta vënë shtetin në binar. Punën më të madhe e ka ç’kapjen e shtetit nga mafio-politika dhe mafio-oligarkia. Po ashtu edhe drejtësinë që është e kapur nga politika. Nëse arrin ta bëjë ç’kapjen e tyre, shteti do të ecë në binarët e duhur. Mirëpo pa harruar edhe sektorin e ekonomisë. Qysh në start duhet t'i aktivizoj fondet për investime, në mënyrë që të parandalohet ikja e qytetarëve drejtë perëndimit”, përfundoi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)