
Devollët humbin betejën e parë, kërkohet konfiskimi i gjithë pasurisë
“Ky është vetëm fillimi, por me sigurinë që kjo është një goditje e rëndë dhe vdekjeprurëse për mafio oligarkët Devolli, të cilët e kanë këtë homologim kriminal të rezervuar si biznes të pa prekshëm, pa konkurrencë tjetër në këtë treg, tash e përmbi 10 vite. Ky vendim i qeverisë në largim tregon se Devollit e humbën betejën e parë dhe tash do e humbin edhe të dytën sepse ky vendim i parë i qeverisë për anulimin e homologimit të veturave të reje shënon vetëm nisjen e fundit të tyre dhe ndaljen e zhvatjes që kjo bandë kriminale u ka bërë kosovarëve”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.
Analisti politik, Ragip Guraziu konsideron se vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për anulimin e homologimit për veturat e reja të importuara, është një vendim pozitiv që nuk vjen nga vullneti politik i qeverisë Haradinaj në ikje, por është rezultat i presionit të drejtpërdrejtë të BE-së për ta hequr këtë plaçkitje të pa drejtë e kriminale, që ka vazhduar për dhjetë vite, siç e quan ai banda kriminale Devolli.

“Shoqëria civile dhe mediet vazhdimisht e kanë kritikuar homologimin kriminal të Devollëve që e mbajtën për monopol plot 10 vite pa ndërprerë dhe në kundërshtim me ligjin e kushtetutën. Së fundi jemi dëshmitar që ishte një presin i madh i BE-së i zyrës në Prishtinë, që ka kërkuar anulimin e këtij monopoli në homologia dhe homologimin si proces që shkon në dëm të buxhetit të varfët të qytetarit të Kosovës. Prandaj edhe tani nuk është aspak e habitshme pse Bashkimi Evropian Kosova e mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë homologimin për automjete të reja të importuara të prodhuara për tregun e BE-së, po nuk ndalet vetëm me kaq, kërkohet që me anulimin e homologimit të vazhdohet edhe më tutje, për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE përfshirë automjetet e dorës së dytë. Ndoshta kjo pjesa tjetër e obligimit i takon qeverisë në ardhje”, Guraziu për “Kosova Sot Online”.
Nëse qeveria e re iu përmbahet premtimeve, analisti Guraziu thotë se këtë çështje duhet ta qojnë deri në fund, sepse mes tjerash, gjatë fushatës, kanë premtuar edhe heqjen e homologimit kriminal të Devollëve dhe të gjitha monopoleve të tjera.
“Ky është vetëm fillimi, por me sigurinë që kjo është një goditje e rëndë dhe vdekjeprurëse për mafio oligarkët Devolli, të cilët e kanë këtë homologim kriminal të rezervuar si biznes të pa prekshëm, pa konkurrencë tjetër në këtë treg, tash e përmbi 10 vite. Ky vendim i qeverisë në largim tregon se Devollit e humbën betejën e parë dhe tash do e humbin edhe të dytën sepse ky vendim i parë i qeverisë për anulimin e homologimit të veturave të reje shënon vetëm nisjen e fundit të tyre dhe ndaljen e zhvatjes që kjo bandë kriminale u ka bërë kosovarëve, prandaj duhet të ndërpritet urgjent edhe pjesa tjetër e homologimit kriminal të veturave”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.
Përveç anulimit të homologimit, për dëmin e shkaktuar shtetit, sipas Guraziut, Devollët duhet të përgjigjen edhe penalisht, të ndiqen dhe të iu konfiskohet pasuria.
“Devollët me bandat kriminale, e prunë Kosovën në këtë derexhe, të jesh apo të mos jesh. Devollët e kapën shtetin me bandat kriminale dhe nuk lanë kund vend pa i futur hundët për zhvatjen e Kosovës, shtetit më të ri në botë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)