Kurti paralajmëron mjekët: Zgjidhni ndërmjet privatit dhe publikut

  • 31 October 2019 - 07:56
Kurti paralajmëron mjekët: Zgjidhni ndërmjet privatit dhe publikut

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se mjekët, të cilët kanë marrëdhënie pune në spitale private dhe publike njëkohësisht, duhet të zgjedhin ndërmjet njërës punë.

Në një intervistë për emisionin “New Bugajski Hour” në  një televizon, Kurti ka thënë se qeverisja e ardhshme e Kosovës nuk do të lejojë që mjekët të punojnë edhe në spitalet private, si dhe në ato publike në të njëjtën kohë.

“Nuk do të lejojmë më që mjekët t’i marrin pacientët nga spitalet publike dhe t’i akomodojnë ata në ordinancat e tyre private pas orarit të punës”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka paralajmëruar rregullimin e çmimeve të barnave.

(Kosova Sot Online)