Babai monstër, duke tentuar ta therë me thikë gruan, e vret djalin trejavësh

  • 31 October 2019 - 13:52
Babai monstër, duke tentuar ta therë me thikë gruan, e vret djalin trejavësh

Denis Beytula, 27-vjeçar ka pranuar se ka goditur me thikë djalin e tij të vogël duke e lënë të njëjtin të vdekur, derisa po përpiqej ta vriste gruan e tij.

Djali që kishte vetëm tre javë që kishte ardhur në jetë, u dërgua urgjentisht në spital me plagë të rënda nga therja me thikë, derisa, aty u shpall i vdekur.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi në Ëallsend, North Tyneside.

Nga sulmi e plagosur mbeti edhe nëna 21-vjeçare.

Urgjenca është lajmëruar për këtë rast rreth orës 02:15 derisa raportojnë se kanë gjetur gruan dhe fëmijën me lëndime të rënda.

Andrea Stefan pak çaste para sulmit ka publikuar një imazh në Facebook ku shkruhej se kishte kërkuar nga zoti një njeri që do ta dojë gjithmonë, kështu që ai i kishte dhënë një djalë.

Gjendja e nënës u përmirësua në spital, derisa djali ndërroi jetë.

(Kosova Sot Online)