Ja kush e quan Shpend Ahmetin njeri të SHIK-ut: Ky është misioni i tij...

  • 01 November 2019 - 07:41
Ja kush e quan Shpend Ahmetin njeri të SHIK-ut: Ky është misioni i tij...

“Shpend Ahmeti kur është ardhur në Vetëvendosje ka qenë i kamufluar dhe porositur nga shërbimet e caktuara, si nga Sorosi edhe nga struktura para politike e PDK-së, që quhet SHIK, dhe kësi soji është lidhur me bizneset që nuk ju dihet qartësia e tyre. Ai e kishte për mision që të ja kapte LDK-së Komunën e Prishtinës dhe pastaj edhe Vetëvendosjes, vetëm që të pozicionohet në shërbim të segmenteve të caktuara kriminale të cilat e kanë kapur shtetin , për ta vazhduar kapjen e kryeqytetit”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Pas debaklit të madh të Shpend Ahmetit dhe PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit, tani partia e Haradinajt ka vendosur të shkëpus bashkëpunimin me Shpend Ahmetin, dhe duke paraqitur kushte të reja. Tani AAK i ka ofruar bashkëpunim vetëm nëse PSD shkrihet në AAK.

Duke analizuar këtë debakël të madh dhe mbetjen pa mbështetjen as më të vogël nga qytetarët, në zgjedhjet e 6 tetorit për PSD-në dhe Shpend Ahmetin, analistët politikë konsiderojnë se tani ky grup i dezertorëve mashtrues nga VV-ja, po shkon drejtë humbjes së plotë të identitetit politik dhe përfaqësues.

Prandaj sipas tyre, procesi i shkuarjes së PSD-së në shuarje si parti politike, është edhe një arsye më shumë për të kërkuar largimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës, dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar të ri ose emërimin me konsensus politik të një kryesuesi të ri, deri në zgjedhjet e reja, për të mos lejuar intensifikimin e bashkëpunimit të Shpend Ahmetit edhe më tej me krimin e organizuar në komunën e Prishtinës.

Analisti politik, Jeton Kelmendi thotë se është tepër e domosdoshme që kjo humbje në zgjedhjet e 6 tetorit, Ahmetit t’i faturohet edhe me shkarkim nga pozita e kryetarit, pasi realisht ai nuk ka asnjë legjitimitet qytetari për përfaqësim në atë pozitë, edhe ashtu kur është zgjedhur, është zgjedhur me vota të një subjekti tjetër politik.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se rasti i Shpend Ahmetit, i cili njëherë u zgjodh kryetari i kryeqytetit, nga radhët e LVV-së, dhe më pastaj kontrabandoi 12 deputet duke ia ndarë dhe larguar nga LVV-ja, u tregua se ky me kohë ka qenë një satelit i shërbimeve të caktuara, si SHIK-ut, SOROS-it etj. dhe mision të vetëm ka pasur dëmtimin nga brenda të LVV-s, dhe kjo agjendë kriminale më së miri u argumentua dhe dëshmua në zgjedhjet e fundit sepse Shpend Ahmeti u zbulua nga qytetarët në qëllimin e tij dhe nuk mundi të merr as minimumin e votave, as për tu bërë deputet të jesh kryetar kryeqyteti dhe të mos arrish të marrësh as votat e një deputeti, kjo do të thotë se nuk e ke legjitimitetin qytetar ngase votat të cilat i mbanë për atë pozitë të kryetarit janë vota të huaja, janë të kontrabanduara, prandaj tash e tutje shihet qartë që ai më nuk është kryetar legjitim i përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, tash e tutje është plotësisht e drejtë të shtrohet edhe zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e tij nëse ai nuk jep dorëheqje, mbi bazën e përgjegjësisë morale e njerëzore, por vazhdon ta mbaj mandatin deri në fund, për të bashkëpunuar me rrjetet kriminale dhe zhvatur për përfitimet personale edhe këto dy vite në vijim.

“Mbi këtë bazë unë mendoj se do të duhej iniciuar procedura ligjore, edhe pse kjo procedurë është mjaft e koklavitur, por sido që të jetë, do të duhej gjetur modalitetet e arsyeshme për ta shkarkuar dhe për të mos lejuar vazhdimin deri në fund të kësaj gjysme mandatit që ka mbetur, por që Prishtina të shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse dihet mirëfilli që ku përballet edhe me raste në gjykata dhe afera të ndryshme kështu që nëse vazhdon deri në fund, do të kemi edhe dy vite të humbura për zhvillimin e kryeqytetit, i cili është ngulfatur në të gjitha aspektet duke u keq qeverisur në mënyrë ekstreme”, tha Jeton Kelemdni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, vetë fakti që Shpend Ahmeti ka shkuar dhe është bashkuar me një parti politike minore, sikur është AAK-ja, tregon se ky njeri nuk ka pasur dhe nuk ka as tani e tutje mbështetje popullore, por dëshiron një mbështetje tjetër, atë të muskujve të dikujt që mundë ta mbroj, kurse veprimi kriminal gjatë qeverisjes me Prishtinën, lidhja me nëntokën dhe vazhdimi i kësaj lidhje edhe tani, janë faktor vendimtar që e detyruan qytetarin për ta ndëshkuar Shpend Ahmetin dhe për këtë ai edhe duhet të shkarkohet pa vonesë.

“Shpend Ahmeti ka qenë një figurë e re politike, i kamufluar, sepse nuk ka sjell asgjë të re. Edhe kur është ardhur në Vetëvendosje, kam qenë kundër ardhjes së tij, sepse ky njeri ka qenë i kamufluar dhe porositur nga shërbimet e caktuara, si nga Sorosi edhe nga struktura para politike e PDK-së, që quhet SHIK, dhe kësi soji është lidhur me bizneset që nuk ju dihet qartësia e tyre. Ai e kishte për mision që të ja kapte LDK-së Komunën e Prishtinës dhe pastaj edhe Vetëvendosjes, vetëm që të pozicionohet në shërbim të segmenteve të caktuara kriminale të cilat e kanë kapur shtetin, për ta vazhduar kapjen e kryeqytetit. Qytetari njëherë e hëngri karremin por ja që tash ishte një vetëdijesim i cili nuk i dha mbështetje më shumë se 2% në Prishtinë, dhe kjo është arsyeja dhe nevoja urgjente për inicimin e shkarkimit të tij që duhet të ndodhë pa tjetër”, theksoi për fund, analisti politik, Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)