Vjen thirrja: Vetting-u sjellë para drejtësisë Devollët dhe klanin “Pronto”

  • 01 November 2019 - 07:50
Vjen thirrja: Vetting-u sjellë para drejtësisë Devollët dhe klanin “Pronto”

"Por pa një Vetting të mirëfilltë,në polici,prokurori dhe gjithë sistemin e drejtësisë së shtetit tonë të brishtë,prokuroria aktuale, njëjtë sikurse edhe deri më tani, as që do të guxojë ti sjelle në bankën e te akuzuarve Devollet, klanin Pronto dhe nëntokën e trisht kriminale, se bashku me pushtetarët e inkriminuar, të cilët u bënë miliarderë ne kurriz të qytetarëve të vendit, dhe tash shpëtimin po e kërkojnë sa me larg Kosovës", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për oligarkët e Kosovës, duke përmendur korporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj.

Por a do te ndalet zhvatja miliardëshe e Devollëve, të cilët siç thotë kryeministri në ardhje, janë të rëndë gjysmë miliardi euro dhe a do të guxojë prokuroria të sjellë në bankën e të akuzuarve Devollët dhe klanin Pronto bashkë me nëntokën kriminale? Lidhur më këtë, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik, Gani Qarri, sipas të cilit me zgjedhjet e 6 tetorit, më në fund do të ndalet zhvatja miliardëshe e Devollëve.

Image
Gani Qarri

"Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, duket se fatmirësisht,më në fund do te ndalet edhe zhvatja miliardësh e Devolleve, te cilët siç thotë kryeministri në ardhje, janë të rëndë hiq më pak se gjysmë miliardi euro. Madje Albin Kurti jo vetëm se ka folur për oligarkët e Kosovës, duke përmendur pikërisht korporatën Devolli, e cila sipas tij përveç tjerash kontrollon edhe doganat e Kosovës,por ka deklaruar se së shpejti, ajo edhe do të goditet në paligjshmërinë e saj", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas Qarrit, me vendosjen e rendit dhe ligjit, duhet të ndalet zhvatja e Devollëve dhe të sqarohet pasuria miliardësh e tyre.

"Pas vendosjes së rendit dhe ligjit, si dhe ç`kapjes së shtetit nga kriminelët dhe mafio-oligarkët,jo vetëm se duhet te ndalet zhvatja miliardëshe e Devolleve,por edhe të sqarohet përfundimisht se si dhe nga i bene gjysmë miliardi euro vëllezërit Devolli, duke zhvatur për gjithë këto vite këtë popull dhe pronat e shtetit te Kosovës", shtoi Qarri.

Tutje, Qarri tha se pa një Vetting të mirëfilltë në polici, prokurori dhe në sistemin e drejtësisë, nuk do të kenë guximin t’i sjellin në bankat e të akuzuarve.

"Por pa një Vetting të mirëfilltë,në polici,prokurori dhe gjithë sistemin e drejtësisë së shtetit tonë të brishtë,prokuroria aktuale, njëjtë sikurse edhe deri më tani, as që do të guxojë ti sjelle në bankën e te akuzuarve Devollet, klanin Pronto dhe nëntokën e trisht kriminale, se bashku me pushtetarët e inkriminuar, të cilët u bënë miliarderë ne kurriz të qytetarëve të vendit, dhe tash shpëtimin po e kërkojnë sa me larg Kosovës", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)