Kosnett flet për vizitën e Palmerit në Kosovë

  • 01 November 2019 - 13:08
Kosnett flet për vizitën e Palmerit në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosoë, Philip Kosnett, është shprehur i nderuar që do ta takojë të Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimorë, Matthew Palmer.

Kosnett përmes një shkrimi të publikuar në Twitter, ka thënë se me të do të diskutojnë se si të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“I nderuar ta kemi në qytet Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për të diskutuar për të punuar për ndërtimin e Kosovës, në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mirë e më të suksesshme”, ka shkruar ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online)