Ja kush kërkon “tërmet” të fuqishëm në Kosovë

  • 02 November 2019 - 07:51
Ja kush kërkon “tërmet” të fuqishëm në Kosovë

“Gjyqësori është në tërësi investim i gabuar. Qytetari nuk llogaritë në këtë segment të pushtetit. Qytetari të drejtën e vet me efikasitet dhe me shpejtësi po e realizon me metoda mesjetare, me Kanun”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë, duke parë ngecjet marramendëse në sistem për këto 20 vite, ndikimin e thellë të politikës në drejtësi, deri në shpërthimin e aferave të mëdha korruptive të bëra publike edhe të njohura për opinionin, kërkojnë që të bëhet një spastrim i madh në radhët e gjyqësorit të Kosovës, dhe të ndërrohet e gjithë kupola mbikëqyrëse bë Këshillin Gjyqësor të Kosovës, pasi që për vite të tëra janë dëshmuar së janë vetëm servil të politikës së inkriminuar.

Jo vetëm kaq, kërkesa është që urgjentisht të bëhet pastrimi i të gjitha institucioneve të drejtësisë, duke filluar pikërisht nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për të vazhduar edhe me të gjitha institucionet e tjera.

Një rishikim të tillë të institucioneve të drejtësisë, e sheh zgjidhje të vetme për ta vënë sistemin në rrugë të drejtë, eksperti i kësaj fushe, Hasan Preteni.

Image
Hasan Preteni

“Ndryshimi duhet të filloi nga Këshilli Prokurorial, nga kryeprokurori dhe pastaj me menaxherët e gjyqësorit, Këshillin Gjyqësor. Asnjë konferencë, asnjë publikim, asnjë aktgjykim dhe asnjë konfiskim nuk e kemi të bërë transparent e publik për opinionin”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Duke parë dështimin pothuajse në tërësi të këtij sistemi dhe ndikimin e thellë të politikës, Preteni konsideron se në masën më të madhe, investimet që janë bërë këto vite të mbetura mbrapa, kanë dështuar.

“Gjyqësori është në tërësi investim i gabuar. Qytetari nuk llogaritë në këtë segment të pushtetit. Qytetari të drejtën e vet me efikasitet dhe me shpejtësi po e realizon me metoda mesjetare, me Kanun”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)