Dështaku më i madh në zgjedhje ishte PDK-ja

  • 02 November 2019 - 12:26
Dështaku më i madh në zgjedhje ishte PDK-ja

Analisti i njohur amerikan Alon Ben-Meir ka komentuar për procesin e zgjedhjeve kombëtare të gjashtë tetorit në Kosovë. Sipas tij humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas tij qytetarët në zgjedhje treguan se ishin ngopur nga pushtetet paraprake dhe duan ndryshimin. 

Por ai shtoi se udhëheqësit e rinj duhet të dëgjojnë e veprojnë me kujdes.

"Dështaku më i madh në zgjedhjet në Kosovë është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2007, aktualisht e udhëhequr nga Kadri Veseli", tha Meir.

Analisti shtoi se udhëheqësit e partisë ishin të zënë duke pasuruar veten dhe duke injoruar nevojat e qytetarëve të tyre. 

Nga ana tjetër sipas tij publiku ëndërronte të jetë i lirë, i sigurt dhe i begatë pas një lufte të tmerrshme në 1999 mes Kosovës dhe Serbisë që kishte kaq shumë dhimbje, vuajtje, humbje të jetës dhe shkatërrim të përhapur. 

"Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare treguan qartë se njerëzit janë të ngopur dhe duan ndryshim-dhe ata e duan atë tani. Udhëheqësi i ri duhet të dëgjojë me kujdes dhe të veprojë me vendosmërinë dhe qëllim", tha analisti Alon Ben-Meir.

(Kosova Sot Online)