Dasma kthehet në “arenë” boksi, sherr masiv pas ngacmimeve të turpshme

  • 03 November 2019 - 08:58
Dasma kthehet në “arenë” boksi, sherr masiv pas ngacmimeve të turpshme

Dita e dasmës është kthyer një tmerr për një çift në Wolverhampton pasi filloi një sherr masiv.

Raportohet se tre persona u dërguan për mjekim në spital pas plagëve të marra. Mësohet se shkaku i zënkave ishte flirtimi mes dy personave nga familja e nuses dhe e dhëndrit.

E gjithë salla e ceremonisë u kthye në një “arenë” boksi ku u shkatërruan të gjitha tavolinat, gotat dhe karriget të cilat të ftuarit i përdornin për të goditur njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)