Në Komoran, babai e bëri djalin për spital

  • 03 November 2019 - 13:14
Në Komoran, babai e bëri djalin për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në fshatin Komoran të Drenasit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)