Emri: Ja kush e akuzon Hashim Thaçin për vrasjen e mësuesit të tij

  • 04 November 2019 - 10:10
Emri: Ja kush e akuzon Hashim Thaçin për vrasjen e mësuesit të tij

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ditë më parë është intervistuar për tri ditë rresht nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka konfirmuar vet Miftari përmes një postimi në Facebook.

Ai sot përmes një shkrimi në Facebook, ka folur edhe lidhur me vrasjen e Haki Imerit, ish-zyrtar i LDK-së.

Sipas Miftarit, vrasësit gjithmonë kthehen në skenën e krimit, derisa pyet Thaçin që të tregoi se pse u vra mësuesi i tij, Haki Imeri.

Ai gjithashtu në këtë shkrim, përmend edhe dy ish-gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selmin, i njohur gjatë luftës si “Dhjetshi”, si dhe Sylejman Selimin i njohur si “Sulltani”.

Image
Naim Miftari

“Thuhet se vrasësit gjithmonë kthehen në skenën e krimit, president trego pse u vra mësuesi i juaj Haki Imeri dhe pse ju kishit sugjeruar indirekt vrasësit që vrasja të bëhet aty në mal, por edhe kufoma të lihet në malin e Aqareves, kujt nga të UÇK-së nga ai fshat në Drenicë deshët të ja lenit “kopilin” tuaj në derën e tyre. Kujt dëshiruat me ja fut këtë vrasje, 10-shit apo Sulltanit, apo ndoshta të dyve”, ka shkruar Miftari në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se tashmë kanë kaluar 20 vjet që nga vrasja Haki Imerit, ish-kryetar i LDK-së në bashkësinë e Turiçevcit dhe anëtar i Kryesisë së degës së kësaj partie në Skenderaj.

Imeri ishte ekzekutuar në Aqarevë, për të mbetur edhe me tej e pazbuluar se kush dha urdhër e kush e kreu aktin.

(Kosova Sot Online)