Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Gjakovë

  • 04 November 2019 - 12:30
Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Gjakovë

Një person ka vdekur pasditen e së shtunës në Gjakovë, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksiom. Policia e Gjakovës ka dhënë më shumë detaje për këtë rast.

Në fshatin Osekhil të Gjakovës, pasditen e së shtunës, familjarët e kanë gjetur në oborrin e shtëpisë të shtrirë

Pasditen e së shtunës, në fshatin Osekhil të Gjakovës, në person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë nga familjarët e tij.

Zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka treguar se viktima ka ndërruar jetë gjatë bartjes për në spital. 

ë“Rasti ka ndodhur në fshatin Osekhil të shtunën rreth orës 14:54. Viktima është gjetur i shtrirë në oborr prej familjarëve, është njoftuar emergjenca e Gjakovës, gjatë transportimit ka vdekur, ka arritë pa shenja jete në spital”, ka treguar Graishta.

Graishta ka theksuar se sipas deklaratave të familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore.

“Sipas deklaratave të para të familjarëve, dyshohet se ka pasur probleme shëndetësore, mirëpo meqenëse vdekja ka ndodhur jashtë mbikëqyrjes mjekësore, është dërguar në IML për obdukson”, ka thënë Graishta.

(Kosova Sot Online)