Po mbushte celularin në shtrat, 17-vjeçaren e zë rryma dhe vdes në vend

  • 05 November 2019 - 09:40
Po mbushte celularin në shtrat, 17-vjeçaren e zë rryma dhe vdes në vend

Një 17-vjeçare ka gjetur vdekjen tragjike pasi karkoi telefonin e saj me një karikues të cilit i kishin dalë fijet.

Fijet patën kontakt me pjesën metalike të krevatit të së resë dhe kështu atë e ka zënë korrenti.

Nong Ying, futi karikuesin e dëmtuar në prizë, pasi e kishte izoluar me ngjitës dhe kjo i kushtoi asaj jetën. E reja u gjet e pajetë nga e ëma. E dëshpëruar ajo u mundua ta zgjonte dhe përjetoi një kalim elektriciteti në trup kur e preku.

Ajo e kuptoi se ç’kishte ndodhur dhe u mundua të priste fishën e karikuesit, por fatkeqësisht ishte shumë vonë.

(Kosova Sot Online)