Si po i zë dimri imigrantët në kampin e Bosnjës

  • 05 November 2019 - 09:57
Si po i zë dimri imigrantët në kampin e Bosnjës

Qindra imigrantë, të ardhur kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, janë bllokuar në një kamp në malet e Bosnjës. Punëtorët e kampit thonë se imigrantët janë të rrezikuar nga kushtet e rënda dhe dimri që po afrohet.

Në disa fotografi të “Evropës së Lirë” shihet se imigrantët qëndrojnë në tenda të ftohta dhe ndezin zjarre në natyrë për t’u ngrohur. Vërehet se atyre u mungojnë edhe kushtet higjienike.

Më poshtë po i paraqesim pamjet e këtij kampi, të cilat shumëkujt në Kosovë mund t’i ngjajnë me pamjet e luftës së fundit, kur qindra mijëra shqiptarë ishin detyruar të strehohen në male.

(Kosova Sot Online)