Isa Mustafa takohet me komunitetet

  • 05 November 2019 - 14:11
Isa Mustafa takohet me komunitetet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është takuar sot me përfaqësuesit e komuniteteve.

Kështu kanë bërë të ditur nga LDK-ja përmes një komunikate për media.

Nga partia e Mustafës kanë bërë të ditur se lideri i p artisë është takuar me  përfaqësuesit e komuniteteve, Emilija Redëepi, Veton Berisha dhe Hetem Arifi.

Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale politike, mbarvajtjen e procesit zgjedhor dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Komunikata e plotë:

Sot, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë është takuar me përfaqësuesit e komuniteteve, znj. Emilija Redëepi, z. Veton Berisha dhe z. Hetem Arifi.

Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale politike, mbarvajtjen e procesit zgjedhor dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)