Koalicioni VV-LDK, Hashim Thaçit i vjen paralajmërimi i rëndë

  • 05 November 2019 - 18:01
Koalicioni VV-LDK, Hashim Thaçit i vjen paralajmërimi i rëndë

“Hashim Thaçi është gati në fund të mandatit të tij në postin e presidentit. I kanë mbetur hiç më shumë se 14 muaj për të mbaruar mandatin e tij. Kështu që nuk ka arsye të dyshoj se fshihet diçka mbrapa, përveç zhvatjes së buxhetit të shtetit”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Nuk i kanë mbetur më shumë se 14 muaj mandat deri në fund në pozitën e kryetarit të shtetit, dhe Hashim Thaçi vetëm tani është kujtuar që të ndërmerr masa për ta zhvendosur kabinetin dhe zyrat përcjellëse në objektin e Ministrisë së Kulturës në qendër të qytetit, vetëm disa qindra metra larg ndërtesës së parlamentit ku tani është e vendosur selia dhe kabineti i presidentit të shtetit.

Analistët politikë dyshojnë se mbrapa planit të Hashim Thaçit për të ndërruar zyrat e kabinetit të presidentit, tani kur është në fazën e fundit të përmbylljes së mandatit të tij presidencial, fshihet një lojë e madhe e manipulimit me buxhetin e shtetit dhe asgjë tjetër, sepse po të kishte arsye të bazuar, ai do ta kishte bërë këtë që në fillim të mandatit të tij, por po e bën tani kur këtij po i vjen fundi.

Image
Faik Krasniqi

Sipas analistit politik, Faik Krasniqi, ky projekti i zhvendosjes së Thaçit është edhe një skenar tjetër i përfitimit personal përmes zhvatjes së buxhetit të shtetit në emër të ri sistemimit në zyra të tjera, adoptimit të objektit dhe mobilimit, që buxhetit të shtetit do të kushtojnë miliona të tjera euro kot së koti, dhe nuk do të jetë përsëri kjo zgjidhje përfundimtare.

Krasniqi kërkon që ky projekt të refuzohet dhe të hetohet prapaskena e tij korruptive.

“Hashim Thaçi është gati në fund të mandatit të tij në postin e presidentit. I kanë mbetur hiç më shumë se 14 muaj për të mbaruar mandatin e tij. Kështu që nuk ka arsye të dyshoj se fshihet diçka mbrapa, përveç zhvatjes së buxhetit të shtetit”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, ky plan i Thacit është duke u bërë ngase ai tanimë e ka të qartë, që me koalicionin LVV-LDK nuk e ka asnjë shans që të rizgjidhet në këtë post. 

“Prandaj dëshiron të zhvatë aq sa ka mundësi, nëpërmes formave të ndryshme, e një nga ato është edhe loja me zhvendosje të kabinetit dhe zyrave përcjellëse në objektin e tanishëm të Ministrisë së Kulturës. Me LVV-në në qeverisje nuk ka gjasa që të rizgjidhet edhe një mandat president. Edhe për zhvatje të buxhetit ka zgjidhje. Duhet të hetohet çdo rast korruptiv prej Kosovës së pasluftës, për çdo ish pushtetar që ka qenë pjesë e këtyre pisllëqeve”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

"Hajnat në burg, konfiskim i pasurisë dhe të gjitha ato para në një fond për investime, për hapjen e vendeve të reja të punës. Kjo vlen edhe për sistemin e drejtësisë dhe shëndetësisë, por edhe për çdo sektor tjetër", tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, zgjerimi i hetimeve për abuzim me paranë publike gjatë mandateve të kaluara, duhet të del edhe përtej kabinetit të Presidentit Thaçi, në të gjitha mandatet qeverisëse.

“Vetëm pse nuk janë më pjesë e politikes, nuk mund të harrohen ish ministrat dhe ish zyrtarët e shtetit për aferat e tyre korruptive dhe zhvatjen e shtetit në forma të ndryshme. Kam thënë edhe më herët se kemi pak burgje sa hajni e ka vjelë këtë shtet. Sa më shpejt të formohet Qeveria aq më mirë. Hajnat në burg, konfiskim i pasurisë dhe të gjitha ato para në një fond për investime, për hapjen e vendeve të reja të punës. Kjo vlen edhe për sistemin e drejtësisë dhe shëndetësisë, por edhe për çdo sektor tjetër”, theksoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Kjo mënyrë e rikthimit të pasurisë së zhvatur ndër vite, sipas Krasniqit mundë të bëhet me ndryshimet që do të ndodhin në Prokurorinë e Shtetit, me pastrimin e saj nga servilët dhe të inkriminuarit.

“Kjo është fare e thjeshtë. Prokurorët trima dhe të pastër t'i udhëheqin rastet. Kjo do të ishte Kosova e vërtetë, një Kosovë ku do të funksiononte ligji për të gjithë, dhe jo drejtësi selektive siç kemi pasur deri më tash”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)