Sot ngrohtë dhe me diell, fundjava përsëri me shi

  • 06 November 2019 - 08:00
Sot ngrohtë dhe me diell, fundjava përsëri me shi

Ditëve në vijim fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, që do të sjellin reshje më të qëndrueshme shiu, kryesisht ditën e enjte.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i ngrohtë, pasiqë vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave më të ngrohta ajrore. Ditën e enjte, me kalimin e sistemit frontal që po depërton nga Italia, do të mbajë mot më i freskët.

Në fundjavë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i freskët, kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta shiu.

Vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare.

6.11.2019 – Ngrohtë dhe kryesisht me vransira. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Më vonë në mbrëmje priten reshje shiu, nga perëndimi i vendit, që më vonë gjatë natës do të përfshijnë edhe pjesë tjera të vendit. Erë mesatare nga jugu-jugperëndimi 5-10m/s, e në perëndim deri në 14m/s. Indeksi UV: 2.

7.11.2019 – Vranët dhe më freskët. Paradite reshje më të qëndrueshme shiu. Ditën reshje lokale shiu, që deri në mbrëmje më vonë pritet të pushojnë. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu 4-7m/s. Indeksi UV: 1.

(Kosova Sot Online)