Kërkesa për VV-në dhe LDK-në: Skandalet e PAN-it që duhet të hetohen

  • 06 November 2019 - 13:51
Kërkesa për VV-në dhe LDK-në: Skandalet e PAN-it që duhet të hetohen

“Unë pres që kjo formë e qeverisjes së kaluar tashme, duhet të jetë prioritet i qeverisë së re, për hetim dhe audutim të të gjitha shpenzimeve të zyrtarëve të lartë të PAN-it, gjatë periudhës së qeverisjes së tyre, dhe keqpërdoruesit të nxirren para drejtësisë për abuzim me parat publike. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për të vendosur një standard të ri dhe rregull sa i përket menaxhimit të parasë publike”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Nisur nga publikimi i të dhënave të fundit, për shpenzimet enorme të të ashtuquajturit koordinator për arsim, Rexhep Hoti, detyrë e shpikur për të zhvatur buxhetin dhe për t’i rehatuar militantët partiak e anëtarë të familjes nga radhët e PDK-së, analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë për “Kosova Sot Online” se qeveria e re duhet të merret seriozisht më hetimin, analizën dhe auditimin e të gjitha shpenzimeve të buxhetit nga qeveria në ikje e PAN-it.

Image
Nexhat Haziri

“Për mua sinqerisht ky lajm edh nuk përbën skandal, pasi kjo ka qenë mënyra e vetme e funksionimit e qeverisë tashmë në detyrë. Dhe nëse dikush pyet pse nuk e quaj skandal, përgjigja është kjo: sepse në këtë mënyrë kanë vepruar edhe kryeministri, ministrat, zëvendësministrat, pra e gjithë aparati qeverisës, nëse mundë ta quaj kështu, pra i gjithë koalicionit PAN, dhe jo i vetëm një parti, por të gjithë kanë zhvatur miliona euro nga buxheti i varfër i vendit, për shërbime luksi”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Haziri thotë se beson që kjo mënyrë e qeverisjes zhvatëse në kurriz të qytetarit, nuk do të përsëritet nga koalicioni i ri LVV dhe LDK, por se këta do të bëjnë përpjekje për të gjetur shkeljet e PAN-it, për të ftuar organet e hetuesisë që të hetojnë dhe ndjekin abuzuesit, në mënyrë që përgjegjësit të ndiqen edhe penalisht dhe të mos amnistohen. 

“Unë pres që kjo formë e qeverisjes së kaluar tashme, duhet të jetë prioritet i qeverisë së re, për hetim dhe audutim të të gjitha shpenzimeve të zyrtarëve të lartë të PAN-it, gjatë periudhës së qeverisjes së tyre, dhe keqpërdoruesit të nxirren para drejtësisë për abuzim me parat publike. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për të vendosur një standard të ri dhe rregull sa i përket menaxhimit të parasë publike, por edhe diçka që do të reflektonte edhe në opinion për t’iu dhënë garanci qytetarëve të vendit se parat nga taksat e tyre nuk do të lejohen të keqpërdorën nga grykësit si i ashtuquajturi koordinator për arsim, dhe grykësit e tjerë, dhe natyrisht do të rriste shkallën e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)