Ligji anti-mafia në Kosovë, sfida e madhe e qeverisë së re

  • 06 November 2019 - 15:58
Ligji anti-mafia në Kosovë, sfida e madhe e qeverisë së re

“Vetëm në shtetin tonë të brishtë, tash e dy-trembëdhjetë vite të sunduar nga mafio-oligarkia, korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar, një gjë e tillë,nuk ka ndodhur asnjëherë. Ndaj të gjitha shpresat e qytetarëve janë hedhur në koalicionin që i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit dhe me të drejtë nga qeveria e re, pritet që përfundimisht edhe në Kosovë te miratohet Ligji anti-mafia”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

ëLufta kundër krimit të organizuar, Vetting-u dhe Ligji anti-mafia, kanë qenë top premtime të fushatës elektorale edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Lidhur me këtë çështje, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Sipas Qarrit, në të gjitha vendet e botës me funksionim normal të rendit dhe ligjit, ku mund të ketë krim e korrupsion dhe personalitetet e larta politike të atij vendi që dyshohen se janë të involvuara, në momentin që zbulohen, atyre menjëherë u hiqet imuniteti dhe vendosen para përgjegjësisë, ku dënohen sipas peshës së veprës që rëndon mbi ta.

Image
Gani Qarri

“Vetëm në shtetin tonë të brishtë, tash e dy-trembëdhjetë vite të sunduar nga mafio-oligarkia,korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar, një gjë e tillë,nuk ka ndodhur asnjëherë. Ndaj të gjitha shpresat e qytetarëve janë hedhur në koalicionin që i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit dhe me të drejtë nga qeveria e re, pritet që përfundimisht edhe në Kosovë te miratohet Ligji Anti Mafia, e të zbardhen rrugët dhe mënyrat mafioze, se si pushtetarët e kriminalizuar të Kosovës, që për dy dekada po e sundojnë këtë vend, i dërguan qindra miliona euro ne parajsat fiskale si ne Panama, Malte, Ishujt British Virgin, por edhe ne Dubai, Zvicër e shume destinacione te tjera”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, sipas Qarrit ky ligj gjithsesi nuk mundë të zbatohet pa ligjin Vetting, prandaj kërkohet në harmonizim në kohë për bërjen e njërit dhe të tjetrit, në mënyrë që zbatimi të ketë efektet e plota. 

“Kjo me gjithë faktin se është jo vetëm e nevojshme por edhe e domosdoshme,pa futur pikësëpari një Vetting të mirëfilltë në prokurori dhe gjithë sistemin e drejtësisë së kapur të shtetit, nuk mund të ndodhë sërish asgjë,ngase prokuroria aktuale edhe pse afro 12 vite jemi shtet i pavarur, as qe ka nisur një hetim të vetëm e lëre më të ngris edhe aktakuzë për pasuritë e dyshimta të pushtetarëve që për 20 vite janë në skenën politike, pronat e tyre qindra milionëshe, kompanitë e ndërtimeve të pushtetarëve dhe vëllezërve të tyre në krejt Kosovën, e veçanërisht në Prishtinë”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Se sa serioze është lidhja kriminale në shtetin e Kosovës, e që duhet të zhbëhet përmes këtyre dy ligjeve, sipas Qarrit, flet më së miri angazhimi i gazetës “Kosova Sot” për ta luftuar krimin e organizuar dhe pasojat që ka pasur ky medium i pa varur nga kërcënimet e pushtetit.

“Madje nën sundimin e deritanishëm mafioz dhe qeverisjen e vendit nga mafio-oligarkët dhe politik bërësit e kriminalizuar përkundër të gjithave sa kanë ndodhur në këtë vend, për tërë këto vite, ishte vetëm gazeta “KOSOVA SOT”, ajo që edhe e vetme, vazhdimisht e ka ngritur këtë çështje dhe denoncuar krimin e korrupsionin, për çka edhe është kërcënuar me mbyllje, e megjithatë deri me sot askush nuk është sjellë para përgjegjësisë”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)