Nesër takim, këto janë temat që do t’i diskutojnë LDK e Vetëvendosje

  • 06 November 2019 - 19:07
Nesër takim, këto janë temat që do t’i diskutojnë LDK e Vetëvendosje

Grupet punuese të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër në mesditë vazhdojnë takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.

Zyra për media e VV’së ka treguar për media  se nesër do të bisedohet për çështjet sociale.

“Ekipet punuese nesër flasin për çështjet sociale, energjetikë, rini dhe kulturë”, thuhet në përgjigjen e VV’së.

Grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV’së, Albin Kurti dhe atij të LDK’së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK’së dhe V’së, i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.


(Kosova Sot Online)