“Pazari” i radhës me Devollët, kërkohet urgjentisht hetimi dhe shkarkimi i Ahmetit

  • 06 November 2019 - 20:21
“Pazari” i radhës me Devollët, kërkohet urgjentisht hetimi dhe shkarkimi i Ahmetit

 “I bëj apel të rreptë dhe serioz Prokurorisë së Shtetit, respektivisht Prokurorisë Themelore të Prishtinës, që urgjentisht ta heton këtë tender, dhe le ta ndërprenë këtë kontrate skandaloze, kurse asamblistët po ashtu së bashku me prokurorinë, le ta largojnë nga posti i Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetin, si dhe ta arrestojnë për këto nënshkrime të tenderëve me DEVOLLET, dhe mafio-oligarkët e tjerë që i ka përreth tij, të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme për Kryetar të Prishtinës ose të krijohet një udhëheqje e re e përkohshme nga vetë asamblistët e saj, deri në kohen kur do të mbahen zgjedhjet e reja lokale”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”

 

Komuna e Prishtinës, dhe kryetari Shpend Ahmeti, përsëri i kanë dhënë një tender të ri kompanisë Devolli, për furnizim me qumësht për nxënësit e Shkollave të Prishtinës. 

Bazuar në njoftimin për kontratë, rezulton se furnizimi me qumësht për institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës, është lidhur me një shumë marramendëse dhe për vetëm 3 muaj furnizim kap shifrën 288.000,00 euro, tenderi i ofertuar sërish operatorit ekonomik “Abrazen” L.L.C- nga Istogu, që në fakt është pjesë e kompanisë së Blerim Devollit.

Analistët politikë kërkojnë që të veprojë Prokuroria e Shtetit me urgjencë për ta hetuar këtë ‘pazar’ të radhës të Ahmetit me Devollët, por në ndërkohë edhe asambleja komunale e Prishtinës, të ndërmerr veprimet e veta ligjore për të iniciuar shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e Kryetarit. 

Image
Dardan Grapci

"Sa i përket Shpend Ahmetit, ai e ka treguar moralin dhe karakterin e tij negativ, por prindërit e fëmijëve që janë duke shkuar në shkollë, duhet të protestojnë para komunës duke kërkuar ndalimin e marrëveshjes që e ka bërë Shpendi me kompaninë e Blerim Devollit -"ABRAZEN L.L.C"" nga Istogu. Po e kërkoj këtë duke e ditur që edhe vitin e kaluar janë ankuar shumë nxënës nga helmimi prej produkteve të kësaj kompanie të Blerim Devollit, dhe nga sendvichat që i sigurojke komuna me afat të skaduar dhe të prishur”, tha analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas Grapcit, veprimi i prokurorisë për hetim, por edhe i asamblistëve për shkarkim tash është akoma më urgjent. 

“I bëj apel të rreptë dhe serioz Prokurorisë së Shtetit, respektivisht Prokurorisë Themelore të Prishtinës, që urgjentisht ta heton këtë tender, dhe le ta ndërprenë këtë kontrate skandaloze, kurse asamblistët po ashtu së bashku me prokurorinë, le ta largojnë nga posti i Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetin, si dhe ta arrestojnë për këto nënshkrime të tenderëve me DEVOLLET, dhe mafio-oligarkët e tjerë që i ka përreth tij, të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme për Kryetar të Prishtinës ose të krijohet një udhëheqje e re e përkohshme nga vetë asamblistët e saj, deri në kohen kur do të mbahen zgjedhjet e reja lokale”, tha Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)