Akuza: Shpend Ahmeti rikthehet te Devollët, kjo është dhurata e radhës për Blerim Devollin

  • 07 November 2019 - 07:41
 Akuza: Shpend Ahmeti rikthehet te Devollët, kjo është dhurata e radhës për Blerim Devollin

“Bazuar në njoftimin për kontratë, rezulton se furnizimi me qumësht për institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës,është lidhur me një shumë marramendëse dhe për vetëm 3 muaj furnizim kap shifrën 288.000,00 euro, tenderi i ofertuar sërish operatorit ekonomik “Abrazen” L.L.C- nga Istogu, që në fakt është pjesë e kompanisë së mafio-oligarkut Blerim Devollit. Ndaj nuk dihet më se edhe çka tjetër duhet të ndodhë, që më në fund nga kjo prokurori e turpit dhe kompani mafioze e klanit PRONTO, të nisin hetimet ndaj Shpend Jahtit për lidhjet e tij kriminale me Devollët dhe mafio-oligarkët e tjerë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Tenderi i radhës që Shpend Ahmeti iu ka dhënë Devollëve, kap vlerën prej 288 mijë euro, e që ka të bëjë për furnizimin e shkollave me qumësht për nevojat e nxënësve, për të cilin përsëri kërkohet hetim nga ana e prokurorisë së shtetit.

Njoftimi publik i prokurimit se Komuna e Prishtinës ka nënshkruar edhe një kontratë me mafio-oligarkët më të pështirë në vend, si dhe tenderi i radhës në vlerë prej 288 mijë euro që sërish i është dhënë kompanisë së Blerim Devollit, sipas analistëve politikë, flet katërçipërisht se Shpend Ahmeti asnjëherë nuk i ka ndërprerë lidhjet me kompanitë mafioze në kryeqytet.

Image
Gani Qarri

“Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se Shpend Ahmeti edhe pas humbjes skandaloze në zgjedhjet e 6 tetorit, marrjes së dënimit të merituar dhe grushtit të madh ndëshkues nga qytetarët, sërish po tenton të kthehet 100% në prehrin e mafio-oligarkëve të tipit të Devollëve”, tha analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Qarrit, ky veprim i Shpend Ahmetit tregon më së miri se si ai është i vendosur të sillet mbi ligjin.

“Me veprime të tilla ai po rrezikon barabarësinë,trajtimin e nivelizuar të oferimeve si dhe mbarëvajtjen në kryeqytet duke vazhduar traditën e tij të vjetër të bashkëpunimit vetëm me mafio oligarkët dhe dhënien e lejeve të ndërtimit, pronave dhe të gjithë tenderëve vetëm për kompaninë Devolli”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Këtë mënyrë oferimi, sipas Qarrit ai e ka zgjedhur që ata të zhvatin bashkërisht, dhe kështu të largohet nga politika duke u bërë miliarder në kurriz të popullit që ia dhe shqelmin në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Bazuar në njoftimin për kontratë, rezulton se furnizimi me qumësht për institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës,është lidhur me një shumë marramendëse dhe për vetëm 3 muaj furnizim kap shifrën 288.000,00 euro, tenderi i ofertuar sërish operatorit ekonomik “Abrazen” L.L.C- nga Istogu, që në fakt është pjesë e kompanisë së mafio oligarkut Blerim Devollit. Ndaj nuk dihet më se edhe çka tjetër duhet të ndodhë, që më në fund nga kjo prokurori e turpit dhe kompani mafioze e klanit PRONTO, të nisin hetimet ndaj Shpend Jahtit për lidhjet e tij kriminale me Devollët dhe mafio-oligarkët e tjerë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Rikthimi i Shpend Ahmetit në strofullin e vjetër kriminal të Devollëve është treguesi më perfid për përshëndetjen e tij me fund të turpshëm nga politika, pasi që qytetarët e Prishtinës dhe ata të Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit, vendosën përfundimisht që ta qojnë në pension të parakohshëm, si ndëshkim për lidhjet e tij kriminale”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)