Ushtronte dhunë ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet 53 vjeçari

  • 07 November 2019 - 10:24
 Ushtronte dhunë ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet 53 vjeçari

Një 53 vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ja njoftimi zyrtar i policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, vihet në praga nga Policia 53-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagracë shtetasi:

S.H., 53 vjeç, banues në fshatin Stanaj, Belsh, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” shtetasi: B. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një laptop, me të cilin dyshohet se ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)