Akuzat e rënda: Skandali i Shpend Maxhunit, ky është plani i Thaçit për kryespiunin

  • 07 November 2019 - 18:38
Akuzat e rënda: Skandali i Shpend Maxhunit, ky është plani i Thaçit për kryespiunin

“Qeverisë së re i mbetët që në mbledhjen e parë, të anulojë të gjitha vendimet dhe nominimet e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, përfshirë edhe dekorimin skandaloz të Shpend Maxhunit, pas të cilit qëndrojnë një mori skandalesh dhe shkelje të rënda të kushtetutës. Me dekorimin e Shpend Maxhunit, u dëshmua edhe një herë servilizmi i kamufluar i Ramush Haradinajt ndaj Hashim Thaçit, të cilin e ndihmoi më shumë se askush tjetër me miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe çuarjen para të planit për ndarjen e veriut të vendit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

I cilësuar në Kosovë si piun i Hashim Thaçit, Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Por, në fund Maxhuni është dekoruar me Medaljen e Skënderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut nga kryeministri Ramush Haradinaj. E kjo ka shkaktuar debat të madh në Kosovë, ku analistët politikë e cilësojnë këtë një skandal të radhë, pasi tashmë dihet publikisht se Maxhuni është akuzuar si njeri i deleguar nga Hashim Thaçi në AKI, menjëherë pas skandalit me shtetasit turq, të cilët u deportuan nga Kosova, nën arsyetimin se janë pjesë e Lëvizjes “Feto”.

E analistët politikë po kërkojnë nga qeveria në ardhje, që në mbledhjen e parë t’i anulojë të gjitha vendimet e qeverisë në ikje të PAN-it, duke përfshirë edhe rastin me të ri me drejtorin e AKI-së i cili kinse u dorë hoq dhe u dekorua nga kryeministri në ikje Ramush Haradinaj.

Image
Florim Zeqa

“Megjithatë, kinse dorëheqja e shefit të AKI-së dhe dekorimi i tij në të njëjtën ditë e dëshmojnë udhëheqjen skandaloze të shtetit në këto 12 vjetët e fundit. Në fakt, është skandaloze vetë mënyra se si gjoja dha dorëheqje piuni i Hashim Thaçit, Shpend Maxhuni dhe dekorimi i tij të njëjtën ditë nga kryeministri i dorëhequr pa mandat politik. Sikur të mos ishte kështu, Shpend Maxhuni dorëheqjen e tij si akt moral dhe papërgjegjësisë komanduese do duhej ta jepte menjëherë pas kidnapimit dhe deportimit të 6 shtetasve turq, të akuzuar si "gylenist" nga ana e Erdoganit. Tani dorëheqja e befasishme dhe pa asnjë motiv e Shpend Maxhunit, është skandaloze, që pas të gjitha atyre shkeljeve ligjore me rastin e shtetasve turq dhe shumë e shumë skandaleve të tjera, Ramush Haradinaj e shpërblen pionin e Hashim Thaçit, njeriun që e ka shkatërruar Policinë e Kosovës dhe që e ka vënë AKI-në 100% në duart e Hashim Thaçit”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tani sipas analistit Zeqa, rrezik serioz për vendin paraqet edhe plani që Shpend Maxhuni të shpërblehet me pozitën e ambasadorit.

“Tendenca e Hashim Thaçit që ta delegoj ambasador dika nëpër botë, Shpend Maxhunin nga posti i AKI-së, paraqet rrezik të madh për sigurinë kombëtare. "Çunin" e tij besnik që e ka përdorur si piun për realizimin e maskaradave, aksioneve mashtruese në veri të vendit, dhe tani Hashim Thaçi dëshiron ta shpërblejë me postin e Ambasadorit diku në vendet ku ndodhen "Parajsat Fiskale". Mbase qeveria edhe do ta ndalonte dhënien e ndonjë posti diplomatik Shpend Maxhunit, por vakuumi i tranzicionit politik në vend do t'i mundëson Hashim Thaçit realizimin e planit skandaloz”, shtoi Zeqa për “Kosova Sot Online”. 

E keqja tjetër sipas analistit Zeqa, është se edhe pas largimit të Shpend Maxhunit, AKI përsëri do të mbetët e kontrolluar nga të njëjtit njerëz dhe struktura që kanë kapur shtetin, prandaj këtu i dalin detyra tepër të mëdha për veprim qeverisë Kurti.

“Qeverisë së re i mbetët që në mbledhjen e parë, të anulojë të gjitha vendimet dhe nominimet e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, përfshirë edhe dekorimin skandaloz të Shpend Maxhunit, pas të cilit qëndrojnë një mori skandalesh dhe shkelje të rënda të kushtetutës. Me dekorimin e Shpend Maxhunit, u dëshmua edhe një herë servilizmi i kamufluar i Ramush Haradinajt ndaj Hashim Thaçit, të cilin e ndihmoi më shumë se askush tjetër me miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe çuarjen para të planit për ndarjen e veriut të vendit. Pastrimi dhe vënia në binarë e sistemit të drejtësisë mbetët detyrë parësore e qeverisë së re dhe parakusht për pastrimin e AKI-së dhe Policisë së Kosovës, këtyre dy hallkave të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë nga mbetjet e sistemit të kaluar komunist dhe bashkëpunëtorëve të regjimit pushtues serb”, tha analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)