Lidhjet me Devollët, ja kush e paralajmëron burgosjen e Shpend Ahmetit nga Albin Kurti

  • 08 November 2019 - 07:35
Lidhjet me Devollët, ja kush e paralajmëron burgosjen e Shpend Ahmetit nga Albin Kurti

“Le të veprojnë edhe ndonjë ditë, sepse ditët i kanë të numëruara për të këputur këto hallka dhe vendin e kanë në burg, në Dyz, sepse ditë më parë, nuk e tha kot Albin Kurti se sa miliard peshon kjo bandë ogurzezë DEVOLLI, rreth 5 miliardë, që le të kuptojmë se këtu i çon selam edhe Shpend hajnit që ka hise në këtë plaçkitje të shtetit dhe djersës së taksapaguesve dhe atë e pret burgu i Dyzit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Vendimin e fundit të Shpend Ahmetit dhe të Komunës për të nënshkruar një kontratë të re furnizimi me qumësht, me Devollët me një shumë prej 288.000,00 euro vetëm për tre muaj, e që tenderi i ofertuar sërish i është dhënë operatorit ekonomik “Abrazen” L.L.C- nga Istogu, që në fakt është pjesë e kompanisë së Blerim Devollit, nuk e ka qenë aspak befasues për analistin politik, Reshat Badallaj.

Sipas analistiy Badallaj, ky zhvillim i fundit në këto raporte mes Shpend Ahmetit dhe Devollëve, nuk është diçka e re, por vetëm ka pushuar pak kohë në përpjekje të mashtrimit të qytetarëve për tua marr votën në zgjedhjet e 6 tetorit, por ishte mashtrim që nuk u realizua.

Image
Reshat Badallaj

“Kjo që beri tani Shpend hajni, jahti dhe ai i pa fytyrë nuk është aspak për tu habitur sepse ky hajn dhe matrapaz hajnin e ka në gjak, hajnin e ka sëmundje. Dhe, njeriu normal me dy gishta fytyrë, por, ky është i pa fytyrë fare pas humbjes katastrofale që nuk e mban historia shqiptare, nuk e dha as dorëheqje, dhe kjo nuk ndodh në asnjë shtet të përpos në Kosovë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje Badallaj thotë se vazhdimi i kësaj lidhje vetëm sa e tregon të kaluarën e tyre kriminale, ngase edhe njëra dhe pala tjetër janë me dosje kriminale para Prokurorisë së shtetit, andaj edhe vazhdojnë t’i përtërijnë të njëjtat veprime.

“Ky rrjet kriminal i nëntokës le të kuptojnë se këto dy banda hajdutësh akoma vazhdojnë me avazin e vjetër sepse ky dilinxhi ushqehet nga grazhdi i kësaj bande me gjak serbi, Devolli, dhe shtrohet pyetja pse vazhdojnë këta kështu, dy bandat kriminale kur dihet që janë me procedurë penale, dhe për çka tjetër pos për hajni. Lidhjet e tyre kriminale nuk janë vetëm të këta dy banda, por hallkat e zinxhirit janë të lidhura më tej, se këto dy banda hajnash mbështeten dhe përkrahen edhe nga kriminelët dhe kryebanditët e peshave të rënda që janë të veshur në xhaketën e shtetit”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Shpresa e shkëputjes së këtij zinxhiri kriminal sipas Badallajt, mbetet tek veprimi më efikas i qeverisë së re, pasi që këtë e ka premtuar edhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

“Le të veprojnë edhe ndonjë ditë, sepse ditët i kanë të numëruara për të këputur këto hallka dhe vendin e kanë në burg, në Dyz, sepse ditë më parë, nuk e tha kot Albin Kurti se sa miliard peshon kjo bandë ogurzezë DEVOLLI, rreth 5 miliardë, që le të kuptojmë se këtu i çon selam edhe Shpend hajnit që ka hise në këtë plaçkitje të shtetit dhe djersës së taksapaguesve dhe atë e pret burgu i Dyzit”, përfundoi Badallaj për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)