Pas ‘dorëheqjes’, vijnë akuza tronditëse për Hashim Thaçin dhe Shpend Maxhunin

  • 08 nëntor 2019 - 07:43
Pas ‘dorëheqjes’, vijnë akuza tronditëse për Hashim Thaçin dhe Shpend Maxhunin

“Pas të gjithave sa kanë ndodhur dhe po ndodhin në këtë vend, shihet qartë se vetëm qeveria e re, mund ti parandalojë përfundimisht aktet e tilla skandaloze dhe pezullojë vendimin për dhënien e ndonjë posti Shpend Maxhunit, pa pastrimin e tij para ligjit për të gjitha veprimet mafioze dhe penale, deri te sqarimi rrënjësor nga prokuroria dhe gjyqësia e kapur, për mos dënimin e të birit të Shpend Maxhunit për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje droge. Po ashtu pas largimit të Shpend Maxhunit, nga AKI, shteti i Kosovës nën udhëheqjen e qeverisë së re,duhet urgjentisht të fillojë pastrimin e tërësishëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës nga elementet e dyshimta dhe kriminale,” tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e fushës së sigurisë, dhe analistët politikë, kanë reaguar ashpër pas dorëheqjes së papritur dhe skandaloze, si dhe dekorimin me medalje të ish kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit, të cilin analistët e quajnë piun dhe njeri besnik i Hashim Thaçit.

Sipas tyre, Maxhuni e bëri këtë veprim pas të gjitha atyre shkeljeve ligjore, inkriminimit të thellë në pisllëqet e Hashim Thaçit dhe klikës së tij, përfshirjes edhe të gruas së tij gjykatëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të cilën e urdhëron se si duhet të bëj aktgjykimet, pas skandalit edhe me turqit, e shumë e shumë skandaleve të tjera.

Analisti politik, Gani Qarri duke folur rreth këtij skandali, tha për “Kosova Sot Online” se skandaloze është edhe shpërblimi që i është bërë Shpend Maxhunit nga Ramush Haradinaj.

Image
Gani Qarri

“Pas dekorimit të Shpend Maxhunit,nga kryeministri i dorëhequr sharlatan dhe humbësi galopant i zgjedhjeve Ramush Haradinaj qeveritarët e turpit dhe kapadaiut të PAN-it, të cilët për gjithë këto vite ia qitën faqen e zezë edhe shtetit tonë të brishtë, e kanë sjellë Kosovën në gjendje aq denigruese, sa që tanimë kanë ngelur vetëm liderët e parajsës së krimit të organizuar në veri të Mitrovicës dhe ortakët e bashkëpunëtorët e ngushtë të qeveritarëve të kriminalizuar Milan Radojqiqi dhe Zvonko Veselinoviqi, që të dekorohen me medalje”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Skandal me vete sipas Qarrit, përbën edhe mënyra se si piuni i Hashim Thaçit, Shpend Maxhuni gjoja dha dorëheqje.

“Për turpin e qeveritarëve dhe faqen e zezë të politik bërësve të kriminalizuar deri në fyt, pas kidnapimit mafioz dhe ekstradimit në mënyrë të fshehtë e më të egër-klandestine të mundshme të shtetasve turq në fund marsin e vitit 2018, dhe shume skandaleve të tjera, mu pijunin e Hashim Thaçit, njeriun që e ka shkatërruar Policinë e Kosovës dhe vënë AKI-n 100% ne duart e Hashim Thanit si dhe ka kryer shume vepra penale, sharlatani Ramush Haradinaj në vend se ta shpërblente Shpend Maxhunin me medaljen "Skënderbeu" do duhej ta dekoronte me medaljen "Rexhep Taip Erdogani", tha Qarri për “Kosova Sot Online”

Sipas Qarrit, pas shërbimeve përulëse ndaj kërkesave detyruese të Erdoganit, shihet qartë që kuislingu Hashim Thaçi, tanimë ka vendosur që Maxhunin, ta delegoj edhe ambasador në Turqi apo diku tjetër nëpër botë.

“Po të kishte prokurori dhe gjyqësi të njëmendtë, ai që moti do duhej të përfundonte në burg, bashkë me shefin e tij, Hashim Thaçin. Ky mega skandal me shefin e AKI-s Shpend Maxhunin, është një porsi serioze për qeverinë e re, që të veprom dhe ndaloj pisllëqet e tilla. Pas të gjithave sa kanë ndodhur dhe po ndodhin në këtë vend, shihet qartë se vetëm qeveria e re, mund ti parandalojë përfundimisht aktet e tilla skandaloze dhe pezullojë vendimin për dhënien e ndonjë posti Shpend Maxhunit, pa pastrimin e tij para ligjit për të gjitha veprimet mafioze dhe penale, deri te sqarimi rrënjësor nga prokuroria dhe gjyqësia e kapur, për mos dënimin e të birit të Shpend Maxhunit për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje droge. Po ashtu pas largimit të Shpend Maxhunit, nga AKI, shteti i Kosovës nën udhëheqjen e qeverisë së re,duhet urgjentisht të fillojë pastrimin e tërësishëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës nga elementet e dyshimta dhe kriminale, si dhe të shqyrtojë në hollësi dhe me profesionalistet skandalin e dekorimit të tij, nga Ramush Haradinaj me medalje,kur dihet se Shpend Maxhuni ka shkelur edhe aktin me te larte juridik te shtetit, Kushtetutën si dhe veprimet e tjera antiligjore”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)