Gjuriq në veriun e Mitrovicës, këto janë vendet që do t’i vizitojë
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka ardhur sot në veriun e Mitrovicës, dhe po merr pjesë në lutjen për festën e “Shën Mitrit”.
Për një gjë të tillë ka lajmëruar edhe e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën”.
Gjuriq do të vizitojë Qendrën e Mjekësisë të rinovuar në Leposaviq, dhe në mbrëmje do të vizitojë Qendrën Mjekësori në veri të Mitrovicës.
Nuk dihet nëse ka marrë lejen e autoriteteve shetërore të Kosovës. Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës kur ishte futur në Kosovës pa leje paraprake nga Republika e Kosovës.
(Kosova Sot Online)