Profesori i njohur zbardh faktet: Kjo është zgjidhja e vetme mes Kosovës dhe Serbisë

  • 08 November 2019 - 14:09
Profesori i njohur zbardh faktet: Kjo është zgjidhja e vetme mes Kosovës dhe Serbisë

“Serbia ka shume borxh ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, dëmet shkojnë në miliarda euro. Vetëm në luftën e fundit janë mbi 13000 mijë shqiptar të vrarë prej tyre 1500 fëmijë. Ende janë mbi 1667 shqiptar në Serbi të mbytur dhe të varrosur nëpër varreza të ndryshme, dhe natyrisht kemi një mos përgjegjësi totalë ndaj ndjekjes dhe ndëshkimit të atyre që kanë kryer krime, deri edhe të dhunës seksuale ndaj grave. Këto çështje nuk janë çështje të reciprocitetit, por janë çështje të trajtimit të krimit dhe terrorit, të gjenocidit serbomadh për të cilin Beogradi duhet të jep llogari”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Teksa faktori ndërkombëtar me nxitim po kërkon formimin e qeverisë se re të Kosovës, dhe rifillimin e bisedimeve me Serbinë, njohësit e zhvillimeve politike në vend theksojnë se pa ushtrimin e një presioni më të madh ndërkombëtar mbi qeverinë e Serbisë, dhe mbi presidentin Vuqiq, është e pamundur që të ketë sukses në këtë proces.

Kështu mendon profesori i njohur, Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështja e zgjidhjes se konfliktit te ashpër në mes te Kosovës dhe Serbisë është një problem i vjetër dhe i cili është shume vështir te zgjidhet pa një presion të përgjithshëm të faktorit ndërkombëtar, e sidomos të SHBA-ve. Në kuadër të kësaj, gjatë vizitës së z. Mathev Palmer, përfaqësuesit të veçantë të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, edhe një herë u tha se palët duhet të fillojnë me bisedime për ti zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, është e pamundur që suksesi të arrihet duke i bërë presion vetëm shtetit të Kosovës për taksen, e të mos i imponohet Serbisë finalja e marrëveshjes, që duhet të jetë njohja, e pastaj problemet tjera plus.

“Vetëm me presionin e bërë mbi Kosovën, ku mendohet që Kosova do ta heq taksen, nuk mundë të arrihet kjo marrëveshje, edhe nëse si kundërshpërblim të heqjes së taksës do të kishim një “po” për fillimin e bisedimeve nga Beogradi për të mos bërë propagandë kundër Shtetit të Kosovës. Kjo nuk është e mjaftueshme sepse reciprociteti nënkupton njohje reciproke të statusit të shteteve si dhe zgjidhjen e problemeve tjera të krijuara gjatë historisë dhe në aktualitet”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesor Kelmendi shpalos faktet për dëmet që i ka tani shteti serb Kosovës, dhe për të cilat duhet të ketë pajtueshmëri, me garantues ndërkombëtar se do të kompensohen pas njohjes së Kosovës shtet i pavarur.

“Serbia ka shume borxh ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, dëmet shkojnë në miliarda euro. Vetëm në luftën e fundit janë mbi 13000 mijë shqiptar të vrarë prej tyre 1500 fëmijë. Ende janë mbi 1667 shqiptar në Serbi të mbytur dhe të varrosur nëpër varreza të ndryshme, dhe natyrisht kemi një mos përgjegjësi totalë ndaj ndjekjes dhe ndëshkimit të atyre që kanë kryer krime, deri edhe të dhunës seksuale ndaj grave. Këto çështje nuk janë çështje të reciprocitetit, por janë çështje të trajtimit të krimit dhe terrorit, të gjenocidit serbomadh për të cilin Beogradi duhet të jep llogari”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, çfarëdo ideje për kompromis me territor në favor të Serbisë, vetëm sa do ta bllokojë edhe më shumë këtë proces, sepse nuk është e pranueshme dhe as e lejueshme që të bëhen kompromise të kësaj natyre.

“Kosova nuk ka çka jep më sepse mjaft është copëtuar dhe i është cunguar territori. Në të gjitha anët e kufirit të Kosovës me Serbinë janë territoret shqiptare. Dhe sikur kjo të mos mjafton, Beogradi po synon të futet edhe me tej në tokat e shqiptareve për ti serbizuar ato. Tani po shihet qartë që gradualisht po asimilohet edhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanovci). Brenda 40 viteve shteti serb ka arritur që ta serbizoj Medvegjën dhe Bujanovcin. Dora gjakatare po shtrihet në territore të ndryshme të brendshme edhe në Kosovës. Dhe tërë kjo po lejohet nga pushteti i heshtur në Prishtinë. Këto duhet të ndalen çfarëdo lloj bisedimesh që zhvillohen në mes të Prishtinës dhe Beogradit, dhe nuk mundë të flitet për marrëveshje, pa e pasur ajo marrëveshje objektivin kryesor, njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Beogradi. Pa ndodhur ky akt edhe nuk mundë të flasim për asnjë veprim si masë reciprociteti”, tha për fund, profesori Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)