Policia gjermane rrit kontrollet kufitare
Policia federale gjermane njoftoi se po forcon kontrollet në vendkalimet kufitare.
“Personat me ndalim të rihyrjes do të largohen nga të gjithë kufijtë e brendshëm gjermanë”, deklaroi Selia e Policisë Federale në Potsdam.
“Ky do të jetë rasti, pa marrë parasysh asnjë kërkesë të re për statusin e mbrojtur në Gjermani”, theksoi policia.
Në të ardhmen, fokusi i kontrolleve të planifikuara do të jetë direkt në kufijtë e brendshëm të vendit, duke marrë parasysh rrugët e transportit të përdorura për migrim të paligjshëm.
“Kontrollet duhet të jenë rastësore në të gjitha vendkalimet kufitare gjermane”, deklaroi një zëdhënës.
(Kosova Sot Online)