Haradinaj: Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë dhe demokracisë

  • 09 November 2019 - 09:39
Haradinaj: Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë dhe demokracisë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave.

Ai ka shtuar se Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore.

“Sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave. Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)