VOTIMI i “VETTING”-ut i 6 Tetorit ndëshkoi PAN-in dhe largoi jashtë patericat kriminale të Thaçit

  • 09 November 2019 - 10:26
VOTIMI i “VETTING”-ut i 6 Tetorit ndëshkoi PAN-in dhe largoi jashtë patericat kriminale të Thaçit

Tashmë edhe Presidenti aktual, të cilit i kanë rënë edhe patericat e krahet e tij mjerane, ai duhet të shkarkohet, pasi mjaft dëme të mëdha e të rënda i kanë ardhur Kosovës prej tij, në shkelje flagrante të interesave kombëtare dhe në shkeklje të rënda të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.  Këtë tashmë duhet ta bëjë  detyrimisht e dinjitetshem Parlamenti i Kosovës.

Votimi i 6 Tetorit 2019 për nga rëndësia ishte si një revolucion paqësor demokratik ndëshkimor , apo edhe një si VETTING popullor për politikën e tejinkriminuar . 

Image
Shkruan: Skender Kapiti

Politikës dhe politikanëve në Kosovë gjatë këtyre viteve sodomos të pas Shpalljes së Pavarësisë , atyre u doli boja si një politikë e pushtetarë të interesuar vetëm për pushtet, për përfitime personale , për abuzivizëm dhe korrupsion teper primitive , dhe  vetëm e vëtëm patën si qëllim zhvatjen e shtetit dhe pasurimin e tyre kriminal.

Qeveritë dhe qeveritarët e pushtetit qëndror dhe të atyre te pushtetit local sidomos ne Prishtine, vetëm sa e shkynë, e coptuan, e vodhën dhe e ropën Kosovën, kryeqytetin e saj dhe te gjithe qytetarët  e vendit . 

Dhe votimi i 6 Tetorit 2019 ishte si një çlirim i dytë dhe definitive për Kosovën nga prangat e krimit, vjedhjes, korrupsionit dhe të padrejtësisë masive qe kishte kapur te gjitha segmented e shtetit.Deri aty e prunë gjëndjen në Kosovë sa që shqiptarët u detyruan që të marrin përsëri rrugën e azilit dhe të eksodit si dikur që ua impononte regjimi kriminal e barbar i kolonizatorit serb .

Prandaj edhe ndëshkimi i tyre pritej dhe atë e bëri  si asnjehere me pare vota e 6 Tetorit 2019. 

Ndëshkimi dhe humbja e PAN ishte më se i merituar, pasi dështuan si keqqeverisje e interesave criminal të qeveritarëve , e luksit dhe e rritjes së pagave të tyre; u ndëshkua  si qeverisja  më burokratike dhe më e fryrë me zëvëndëskryeministra, ministri, ministra, zevendësministra, me drejtori e me turli-lloj këshilltarësh sa as në historinë botërore nuk ishte shënuar një gjë e tillë ndonjëherë, as në perandoritë dhe as në shtete me popullsi dhjetra e qindramilionëshe, por u formulua si një rast unikal në botë në Kosovë, ku  dhe aq më tëpër kur Kosova është një shtet i ri, i vogël ,shumë i varfër  dhe me një buxhet tejet minimal . 

U ndeshkua Qeverisja e pushtetit  privat i mbushur me akraballëk e familjare, fisnor, krahinor e nepotiko-klanor partiakësh të partive të atij kualicioni teper kriminal. 

Do të duhet një kohë shumë e gjatë që të shlyhet nga kujtesa kolektive në Kosovë ky kësisoj zullumi e papërgjegjshmërie keqqeverisje që kanë hipotekuar partitë që u ndëshkuan me  VOTE me 6 Tetor 2019 .

Dhe besoj se tere zallamahinë e atij kualicioni me postet shtetërore dhe me paranë publike do ta bëjë transparent qeveria e kualicionit VV-LDK, Kurti-Osmani që pritet të formohet së shpejti. Nuk duhet vepruar si deri tani si në Kosovë dhe as ashtu si në Shqipëri që opozitat premtojnë luftë dhe ndëshkim kundër krimit e korrupsionit ,por kur marrin pushtetin e harrojnë atë qe kishin premtuar.

Pra, ndryshimin që vota qytetare ia besoi Albinit dhe Vjosës nuk duhet të mbetet si ndryshim , ndërrim e zëvëndësim pushteti , por duhet mbajtur premtimi për ndryshimin rrënjësor si filozofik ashtu edhe praktik të mënyrës së qeverisjes për një qeverisje krejt NDRYSHE : antikrim, antikorrupsion, qeverisje ligjore-demokratike e civile, transparente, por sidomos ndëshkimore dhe penale për abuzivizmin, krimin, korrupsionin , hajdutërine e qeverisjeve paraardhëse , duke i kallxuar me prova në prokurorine special  dhe paditur në gjykatë të gjitha abuzimet, vjedhjet dhe shpërdorimet e parasë publike që kanë bërë pushteti dhe pushtetarët paraardhës.

Këtë pret me padurim I gjithe opinioni që i votoi dhe ua besoi qeverisjen VV-LDK-së, Albinit dhe Vjosës, si dy pishtaret e pare te vertete te lirise, demokracise, drejtesise dhe zhvillimit e mireqenies ne shtetin e ri ligjor e demokratik qe duhet ta ndertojme.

Mbetja jashtë parlamentit e mbetjeve te ketij vendi : B.Pacollit, F.Limës dhe Sh. Ahmetit i cili vete mori vetem  5000 vota, dhe vetëm një deputet Partia e tij ,  është dhe paraqet fitoren me te madhe politiko-demokratike te vullnetit popullor, është rezultat i ndëshkimit të merituar që u bëri atyre verdikti i popullit. “Të vetëlarguarit “nga VETËVENDOSJA, ish-deputetët dhe kryekomunari Ahmeti, menduan se do t’i shërbenin qëllimit dhe shërbimit të PAN-it dhe Presidentit Thaci per ta  dëmtuar dhe asgjësuar VV, por doli tjetra , ata rezultuan se kishin qenë viruse infeksioni krimi e korrupsioni, padinjiteti dhe papersonaliteti politik ; dhe “vetëlargimi” me urdher te “padroneve” te tyre, paska qenë se ata nuk mundën të gjejnë kushtet dhe substraktin mjedisor politik për t’u zhvilluar si sëmundje infektive virusale në trupën e shëndetshme politike dhe kombëtare të VV të drejtuar suksesshem nga Albin Kurti. 

Dhe vota popullore e 6 Tetorit i klasifikoi ata sin je  “mbetje politike kriminale e  karantinore” jashtëparlamentare.

Ndërsa rezultati i LDK-së i dedikohet faktit të fillimit të pare te reformimit të saj, sidomos me kandidimin prej saj të Vjosa Osmanit për kryeministre, që ajo së bashku me një plejadë të re  që kandiduan për deputetë nga radhët e LDK-së duke kandiduar ndividë cilësorë patriotikisht, intelektualisht e profesionalisht  ashtu edhe moralo-etikisht të cilët kanë mbajtur qëndrim e pozicionim serioz, të guximshëm e dinjitoz , kritik dhe real si asnjehere me pare , kundër keqqeverisjes së kualicionit kriminal që u ndëshkua. Kjo gjë si fakt  solli dhe riktheu shpresën të antarësia, te simpatizanët dhe te votuesi kosovar, të cilët mundësuan që LDK të marrë rezultatin më të mirë që nga koha e Rugovës.

Të dy , si Albini i VV, ashtu edhe Vjosa e LDK ishin imazhi me pozitiv që përfaqësuan të dy forcat politike, por që i dhanë edhe besueshmërinë, serozitetin dhe hijeshinë zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. 

Image

Por si meritë të madhe ka ajo se vota popullore ndëshkoi dhe i la me meritë jashtë parlamentit patericat e kualicionit PAN , më sakt patericat e regjimit të Presidentit Thaçi, pikërisht famekeqet Behxhet Pacollin , Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn. Me dt. 7 nentor 2019 u shpallen rezultatet pasi përfundoi numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Këto zgjedhje ishin një referendum i madh dhe i rëndësishëm kombëtar, pasi ndëshkoi ashpër kualicionin e arkitektit famëkeq e kryekuislingut Hashim Thaçi , kualicionin PAN, ndëshkoi ashpër edhe patericën e dyfishtë SHIK-iste : edhe të Presidentit Thaci por edhe të PAN-it, pra ndëshkoi ashpër dhe sidomoe PSD-në e Shpend Ahmetit që fitoi me shumë vështirësi vetëm një deputet ne listen e AAK-es. 

Image

Jashtë parlamentit mbetën spekullantët më të mëdhenj të politikës kosovare, të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar politikën , pushtetin dhe postet partiake dhe të pushtetit për zhvatje e  korrupsion dhe vetëm për përfitime personale pushteti e pasurimi, si dhe për interesa familjare, nepotike , klanore e klienteliste. 

Duke mbetur keta jashtë parlamentit , parlamentit iu dha kështu mundësia dhe shansi jo vetëm që të nxjerrë një qeverisje të pastër, të përgjegjshme para popullit dhe interesave të tij , dhe e cila, duke mos pasur parlamenti monstra të tilla deputetësh krimogjene, dhe të diskredituarish, dështakësh e të korruptuarish të qeverisjes PAN, si Behxhet Pacolli ky matrapaz politik dhe dështaku i madh si zëvëndeskryeministër i parë dhe ministër i jashtëm , ku nën keqdrejtimin prej tij të diplomacisë kosovare u bë e mundur tërheqja e rreth 13 njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të dy bashkëdrejtuesve të një të ashtuquajturi Delegacion per Negociata me Serbinë, që ishte një strukturë thellësisht antikushtetuese e drejtuar nga Limaj e Shpend Ahmeti, ku ky i fundit ka probleme te medha korrupsioni dhe I involvuar e I kapur ne krim te organizuar me nentoken kriminale te ndertimit ,  edhe si kryekomunar i Prishtinës.

Dhe me pastrimin e parlamentit prej tyre që bëri  VETTING-u I pare popullor, vota popullore me 6 Tetor 2019, si rezultat i kësaj  do të ketë më pak “gurë në rrota” për t’a penguar punën e qeverisë premtuese VV-LDK ,te kryesuar nga Albin Kurti  në ndërtimin e shtetit të së drejtës, të zhvillimit e të progresit demokratik dhe në efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit galopant.

Duke mos qenë deputetë të Parlamentit as AKR, pronë e sterkequr e Behxhet  Pacollit , as NISMA e Limës dhe as pronari I tejinkriminuar  PSD, Shpend Ahmeti  kjo është në favor të interesit të Kosovës dhe te qytetareve te saj besnike, pasi nuk ka as mbështetje parlamentare  dhe as politike prej tyre as Presidenti Thaçi të cilit edhe atij duhet e pritet t’i ndërpritet mandate I trafikuar kriminalisht i Presidentit, për shkelje të Kushtetutës me pasoja të rënda të kërcënimit të sovranitetit dhe të tentimasgjesimit te shtetit të Kosovës në marrëveshjet me Serbinë, pasi ai ishte dhe mbështetës  i plan-idese antishqiptare për coptimin e Kosovës; si një President i pameritë dhe që u zgjodh në kushtet e pothuajse të një gjëndjeje të jashtëzakonshme të revoltës popullore të drejtuar me të drejtë nga VETËVENDOSJA, ashtu sikurse ishte po VV meritore , ajo e cila e kundërshtoi dhe i hoqi mandatin Presidentit Pacolli , i cili edhe si kryediplomat në qeverisjen e PAN u shqua si mbartës i padevotshmërisë së këtij posti, dhe që sipas tij humbja e kualicionit PAN na paska ardhur prej ideologjive të shumta të koalicionit. Ky është një justifikim mjeran ,pasi realisht kualicioni ka pasur vetëm një ideologji: korrupsion, abuzivizëm, nepotizënm , burokraci dhe paaftësi e papërgjegjshmëri qeverisëse.

(Kosova Sot Online)