Gjermanët thumbojnë Trump-in, ia dërgojnë një copë të murit të Berlinit

  • 09 November 2019 - 13:27
Gjermanët thumbojnë Trump-in, ia dërgojnë një copë të murit të Berlinit

Një grup gjerman do t’ia dërgojë presidentit amerikan, Donald Trump, një pjesë të murit të Berlinit me rastin e 30-vjetorit të rënies së tij. Kjo nismë është organizuara në kuadër të fushatës “Mur kundër mureve”, e udhëhequr nga organizata jofitimprurëse “Shoqëria e Hapur”.

Kjo pjesë e murit pritet të arrijë në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, por ka pak gjasa që zyrtarët e qeverisë amerikane ta pranojnë atë, sepse në të ndodhet një letër që ia kujton presidentit zotimin e Amerikës për ndërtimin e një bote pa mure.

“Ne do të donim t’jua dhurojmë njërën nga pjesët e fundit të murit të dështuar të Berlinit për ta përkujtuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e një bote pa mure”, shkruhet në këtë letër, e dërguar në emër të qytetarëve të Berlinit.

Vizitorët e faqes së këtij grupi në internet kanë mundësi që ta nënshkruajnë letrën kushtuar presidentit amerikan. Deri të premten pasdite, atë e kanë nënshkruar rreth 1800 persona.

Si shenjë e qartë proteste ndaj politikës amerikane për imigrantët, në letër përshkruhet vdekja e njerëzve që përpiqeshin ta kalonin murin e periudhës sovjetike.

Në letër përmendet fakti se Shtetet e Bashkuara kanë pasur rol të rëndësishëm në rrëzimin e murit të Berlinit, duke e theksuar kontributin e ish-presidentëve amerikanë, John F. Kennedy dhe Ronald Reagan, shkruan “Fox Neës”.

(Kosova Sot Online)