Thaçi kujton të rënët britanikë: Ata nuk janë vetëm heronj të KFOR-it por edhe të Kosovës

  • 10 November 2019 - 10:37
Thaçi kujton të rënët britanikë: Ata nuk janë vetëm heronj të KFOR-it por edhe të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kujtoi  rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë.

“Në kuadër të ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, sot nderojmë sakrificën e 14 ushtarëve britanikë, të cilët ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, shkroi Thaçi.

Thaçi tha se ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Republikës së Kosovës. 

Postimi i plotë:

Nderim i përjetshëm për rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Në kuadër të ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, sot nderojmë sakrificën e 14 ushtarëve britanikë, të cilët ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Republikës së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)