Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

  • 13 November 2019 - 14:16
Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Thaçi ka shkruar në Facebook se lajmi për vdekjen e rezjisores Kraja është i trishtë për të gjithë.

“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trashtë për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Regjisorja Arzana Kraja është gjetur  evdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Arzana e cila ishte vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja ka dhënë kontribut në fushën e kinematografisë.

Ajo njihet për filmin “Fusha e mëllenjave”, që kishte hapur zyrtarisht edicionin e 11-të të PriFest.

Ky film ishte prodhim i shtëpisë kinematografike Circle Production (Kosovë – Besnik Krapi) në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Action Production (Shqipëri-Gerta Qurku). Ky film është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Shqipëri.

Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

“Fusha e mëllenjave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’.

Arzana Kraja ishte skenariste dhe regjisore edhe e filmit të metrazhit të shkurtër “Shkurta”.

(Kosova Sot Online)