Policia njofton se sot do të bëhet shkatërrimi i disa armëve

  • 14 November 2019 - 09:06
Policia njofton se sot do të bëhet shkatërrimi i disa armëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të bëjnë shkatërrimin e një sasie të armëve.

Përmes një njoftimi për media nga PK-ja, u bë e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, do të shkatërrohen një sasi të armëve të cilat i kishte konfiskuar gjatë realizimit të detyrave të saja operativo-hetimore.

Sipas policisë, kjo do të bëhet me fillim nga ora 10:00, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

(Kosova Sot Online)