Fasadat rrezikojnë banorët, policia e zjarrëfikësit në shesh

  • 14 November 2019 - 09:45
Fasadat rrezikojnë banorët, policia e zjarrëfikësit në shesh

Një objekti në shesh të Prishtinës si pasojë e erës i ka rënë fasada, duke rrezikuar kështu banorët që po kalonin në atë pjesë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në sheshin “Edit Durham”, derisa nuk dihet nëse është lënduar ndonjë person.

Policia dhe zjarrfikësit momentalisht gjenden në vend të ngjarjes.

Në këtë pjesë edhe më parë kishte pasur probleme me fasadat, derisa, disa herë kishte pasur lëndime në njerëz.

(Kosova Sot Online)