Gjermania mund Rusinë, Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës

  • 14 November 2019 - 20:53
Gjermania mund Rusinë, Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës

Diplomati gjerman Peter Beyer ka fituar garën për raportues të Këshillit të Evropës për Kosovën.

Beyer ka mundur me një rezultat të bindshëm, kundërkandidatin e tij rus, Aleksey Kondratyey.

Gjatë votimit në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai mori 33 vota, ndërsa kandidati rus mori vetëm 6 sosh.

Për kandidimin e Kondratyev kishte pasur reagime të shumta nga Prishtina.

I njëjti kishte shërbyer me mision rus të mbrojtjes në Kosovë, dhe kishte shfrytëzuar rastin që në shumë rrethana të kundërshtonte shtetësinë e Kosovës.

Madje, është përfolur në media ndërkombëtare si “spiun rus” që ka shërbyer në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme.

Ndërsa, reagime pozitive pati të enjten me rastin e zgjedhjes së Peter Bayer.

Xhavit Haliti, nga Berlini, ka thënë se është me rëndësi të veçantë zgjedhja e diplomatit gjerman Peter Beyer në funksionin e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Europës.

Ndërkohë, kyeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, uroi që zgjedhja e deputetit të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë.

E edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Peter Beyer për zgjedhjen si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Ndërsa, Enver Hoxhaj nga PDK duke e cilësuar si mik Beyer  e ka quajtur si lajm fantastik zgjedhjen e Beyer dhe e ka uruar atë.


(Kosova Sot Online)