Mësohet arsyeja e tymit të zi në Obiliq

  • 14 nëntor 2019 - 21:06
Mësohet arsyeja e tymit të zi në Obiliq

Sot mediat kanë raportuar për re të zeza mbi qiell të lëshuara nga termocentralet në Obiliq.

Tym i madh është parë të jetë lëshuar afër këtij vendi, dhe ka pasur brengosje për ndotje të ajrit.

Gjithsesi, Prishtina Weather raporton se ka një shpjegim për retë e zeza të lëshuara nga tymtarët.

“Sa për njoftim, reja e zezë që shihet në këtë foto është re e formuar nga kulla ftohëse e TC “Kosova B” që krijohet kur ka rrymime të ajrit të ngrohtë që ngjiten në shtresa të larta të atmosferës. Kjo lloj reje njihet në atlasin ndërkombëtar të reve si Cumulus mediocris homogenitus që mund t’a gjeni në këtë link https://cloudatlas.wmo.int/homogenitus.html”, shkruan Prishtina Weather.

“Ndryshe nga vitet e kaluara, këto dy javë të para të nëntorit, për shkak të depërtimeve të cikloneve mbi rajon, janë karakterizuar me vlera të cilësisë së ajrit më të mira se viteve të shkuara, duke pasur tejkalime vetëm një ditë. Kjo sipas matjeve të grimace PM2.5 edhe të Ambasadës Amerikane. Ditëve në vijim do të ketë tejkalime në vlera të pashëndetshme, për shkak të qarkullimit jo të mjaftueshëm ajror, por edhe mjegullave që do të formohen nëpër ultësira orëve të mëngjesit, që do të mbajnë ndotësit në shtresa të ulëta të atmosferës”.

(Kosova Sot Online)