Remzije Mustafa u gjet shëndosh e mirë, e konfirmon edhe policia

  • 14 November 2019 - 21:20
Remzije Mustafa u gjet shëndosh e mirë, e konfirmon edhe policia

Një anëtar i familjes i kanë thënë medias se Remzije Mustafa, e zhdukur për më shumë se një javë, është gjetur para pak çastesh.

Familjari i Mustafës tregon se ajo është gjetur afër banesës dhe është mirë me shëndet.

“Është gjetur shëndoshë e mirë. Është parë duke ardhur në banesë, këtu afër Bregut të Diellit. Dikush e ka pa dhe e ka sjellë në banesë”, ka thënë familjari i Mustafës.

Ky familjar thotë se ajo ka ardhur në gjendje të mirë, por akoma nuk e dinë se ku ka qëndruar.

“Sapo ka ardhur. Tash këtu është edhe policia. Nuk e kemi pyetur akoma se ku ka qëndruar sepse nuk duam ta traumatizojmë”, ka thënë ai.

Lajmin për media e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Policia në ora 20:36, në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzia Mustafa. Policia është në vendin e ngjarjes, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi.

Mustafa mësohet se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.


(Kosova Sot Online)