Pamje nga vendi ku u gjet e zhdukura Remzije Mustafa

  • 15 November 2019 - 08:23
Pamje nga vendi ku u gjet e zhdukura Remzije Mustafa

E zhdukur 8 ditë më parë, Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë. 59-vjeçarja është gjetur mbrëmë në një shtëpi të pabanuar.

Në kërkim të kësaj qytetareje të kryeqytetit përveç familjarëve, ishin vënë edhe Policia dhe qytetarë vullnetarë.

Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në Prishtinë, në rr. “Sali Nivica”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, e cila ka konfirmuar gjetjen e 59-vjeçares.

Po ashtu, edhe një autoambulancë është parë në vendin e ngjarjes.

Tashmë, Remzije Mustafa është bashkuar me familjen e saj.

(Kosova Sot Online)